GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Bëni kujdes më 24 gusht”, SHBA dhe Kina paralajmërojnë Ukrainën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bëni kujdes më 24 gusht”, SHBA dhe Kina paralajmërojnë Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë bërë më dije se, Moska po përgatit një plan hakmarrjeje ndaj Ukrainës ditën kur Kievi do të festojë pavarësinë e saj.

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë, duke cituar informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se Rusia mund të përgatisë sulme kundër objektivave qeveritare dhe civile në Ukrainë në ditët në vijim. Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit tha se ka informacione se Rusia po shton përpjekjet e saj për të nisur sulme me dronë dhe raketa natën dhe ditën në të gjithë Ukrainën.

Po ashtu, ambasada kineze në Ukrainë, ka publikuar një paralajmërim për bashkatdhetarët e saj për intensifikimin e mundshëm të bombardimeve ruse. Selia diplomatike në Pekin ritheksoi lajmin për qytetarët kinezë që të mos udhëtojnë në Ukrainë, “duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë” dhe u tha të pranishmëve që të kërkojnë menjëherë strehim në vende të sigurta kur të bjerë alarmi i avionit, citon Reuters.

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti të enjten një takim me zyrtarë të lartë rreth situatës në rajonet ruse në kufi me Ukrainën. “Ju kam mbledhur për të diskutuar situatën që po zhvillohet në këto momente në rajonet kufitare të Rusisë”, tha Putin në hapje të takimit. Zëvendëskryeministri i parë Denis Manturov tha se Rusia po vlerëson dëmet në bujqësi dhe industri në rajonet kufitare.

Por ndërkohë një situatë e pazakontë po ndodh në rajonin rus të Kurskut. Autoritet lokale kanë filluar ndërtimin e strehimoreve dhe bunkerëve për civilët në rast të ndonjë invazioni të Ukrainës. “Me udhëzimet e mia, administrata e qytetit të Kurskut ka identifikuar lokacione qendrore për instalimin e bunkerëve të parafabrikuar modularë”, tha guvernatori rajonal Alexei Smirnov në Telegram.

Smirnov publikoi një foto të një kamioni që dërgonte një nga blloqet. Sipas Smirnov, bunkerë po ngrihen edhe në dy vende të tjera, duke përfshirë Kurschatow. Aty ndodhet centrali bërthamor i rajonit të Kurskut.

/A2 CNN/

Etiketa: kinaLufta në UkrainëSHBAUkraine

Lajme të lidhura

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Para
Mbyllja e Kopshtit Zubeyde Hanim; Rrjeti prestigjioz ndërkombëtar për gazetari investigative zbarkon në Tiranë

Denoncimi i PL: 80% e fëmijëve në Tiranë, nuk gjejnë dot një vend në çerdhet e kopshtet publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit
Aktualitet

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26

Është bërë e mundur nxjerrja nga galeria e trupit të minatorit Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën në minierën e...

Lexo më shumë
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26
Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com