GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Courtois ia mbyll derën kombëtares, do të kthehet vetëm me një kusht

08:42 - 23/08/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Courtois ia mbyll derën kombëtares, do të kthehet vetëm me një kusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëri nga portierët më të mirë në botë, ylli i Real Madridit, Thibaut Courtois ka konfirmuar se refuzon të rikthehet në Kombëtaren e Belgjikës, derisa ajo do të vazhdojë të drejtohet nga trajneri Domenico Tedesco.

Courtois ia mbylli derën kombëtares belge me një mesazh goditës në rrjetet sociale, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit vetëm nëse ky i fundit largohet si trajner.

“Dua t’u drejtohem tifozëve belgë dhe mbështetësve të kombëtares sonë. Ndjej dashuri dhe krenari të pamasë që përfaqësoj vendin tim në fushë. Ndihem i privilegjuar që kam pasur nderin të vesh fanellën e kombëtares. Edhe në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja që do ta bëja më shumë se 100 herë.

Për fat të keq, pas ngjarjes me trajnerin dhe shumë reflektimeve, kam vendosur të mos kthehem në kombëtaren e Belgjikës nën drejtimin e tij. Në këtë çështje, unë pranoj pjesën time të përgjegjësisë. Megjithatë, duke parë përpara, mungesa e besimit tim tek ai nuk do të kontribuonte në ruajtjen e atmosferës së nevojshme të përzemërsisë. Federata, me të cilën kam folur disa herë, e pranon vendimin tim dhe arsyet më kanë çuar në këtë vendim të dhimbshëm, por logjik.

Më vjen keq që ndoshta kam zhgënjyer disa tifozë, por jam i bindur se kjo është mënyra më e mirë e veprimit për Belgjikën, pasi mbyll një debat dhe lejon skuadrën të fokusohet në ndjekjen e qëllimeve të saj. Faleminderit për mbështetjen, dashurinë dhe mirëkuptimin tuaj të palëkundur”, ka shkruar Courtois.

Marrëdhënia e tij me Tedescon ka qenë e acaruar prej disa kohësh, duke kulmuar pas ndeshjes kundër Austrisë në qershor të vitit 2023.

Romelu Lukaku më pas mbajti shiritin e kapitenit për të në mungesë të kapitenit të rregullt Kevin De Bruyne, duke bërë që Courtois të zemërohej.

Portieri i Real Madridi më pas u largua nga kampi i Kombëtares Belge dhe nuk u kthye më, dhe humbi Kampionatin Evropian në Gjermani.

Etiketa: Courtoiskombetarekusht

Lajme të lidhura

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Para
Shoqatat e turizmit kërkuan shfuqizimin për impiantet e hoteleve, padia shqyrtohet në shtator

Shoqatat e turizmit kërkuan shfuqizimin për impiantet e hoteleve, padia shqyrtohet në shtator

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë,...

Lexo më shumë
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com