Ilkay Gundogan është zyrtarisht një lojtar i Manchester City-t. Klubi anglez, ka njoftuar këtë të premte, rikthimin e mesfushorit gjerman.
33-vjeçari ishte pjesë e Barcelonës në sezonin e kaluar, por aventura te katalanasit zgjati vetëm një vit.
Gundogan rikthehet te “qytetarët”, aty ku ka bërë historinë, duke fituar 15 trofe, nga viti 2016 deri në vitin 2023.
Mesfushori u bashkua me anglezët, si dëshirë e trajnerit Pep Guardiola, i cili një vit më parë ishte kundër largimit të tij.
Gundogan ka firmosur kontratë një vjeçare me Manchester City-n, ndërsa bashkohet me parametra zero, pasi mbylli kontratën me konsensus me Barcelonën.
Discussion about this post