Të tjera skandale dalin çdo ditë pas publikimit të pagave qytetarëve në vend. Në lisën me pagat e prillit vihet re se disa institucione publike abuzojnë me rrogat që japin, duke bërë kështu shpenzime pa kriter Në tabelë evidentohet se, shoferët në Fondin Shqiptar të Zhvillimit në Tiranë paguhen dyfishin e pagës së ministrave në vend. Konkretisht, 5 shoferë të FSHZ paguhen 165,000,00 lekë të reja, ndërsa tjetër po shofer, paguhet 196,636,00 lekë të reja. Pra paga që iu afrohen nivelit të rrogave që marrin ministrat në vend.
Më e paguara ndër ministret është ajo e Energjetikes dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila merr 194.600.00 mijë lekë të vjetra çdo muaj për shërbimet e saj në kabinet. Ish- zv.kryeministri Erion Braçe paguhej 187.610.00 lekë të vjetra. Ndërsa të gjithë ministrat e tjerë shënonin në konton e tyre bankare çdo muaj shumën prej 174.760.00 lekëve, pra në një nivel me shoferët e FSHZH.
Discussion about this post