GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balliu: Erion Veliaj ‘than’ Tiranën, prej një jave kryeqyteti pa ujë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balliu: Erion Veliaj ‘than’ Tiranën, prej një jave kryeqyteti pa ujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kordinatori për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar mungesën e ujit në kryeqytet.

“Prej një jave dhe më shumë, një pjesë e mirë e Tiranës, lagje shumë të populluara si Astiri dhe rruga e Elbasanit janë pa ujë.

Ndërkohë, që në Instagram dhe në Facebookun e Veliajt dhe Ramës, Tirana promovohet sikur të ishte Stokholmi, në realitet në disa zona të saj i ngjan më shumë Kandaharit”, u shpreh Balliu.

Deklarata

Nën drejtimin e Erion Veliajt, Bashkia e kryeqytetit është kthyer në Cirkun e Tiranës. Bëhen koncerte dhe organizohen aktivitete, por nuk u jepet zgjidhje problemeve themelore të banorëve.

Prej një jave dhe më shumë, një pjesë e mirë e Tiranës, lagje shumë të populluara si Astiri dhe rruga e Elbasanit janë pa ujë. Ndërkohë, që në Instagram dhe në Facebookun e Veliajt dhe Ramës, Tirana promovohet sikur të ishte Stokholmi, në realitet në disa zona të saj i ngjan më shumë Kandaharit.

Sot kryeqyteti është vatër e prapambetjes: pa ujë, pa gjelbërim, me mbeturina në çdo cep.

Kulmi është kur qytetarëve u rritet tarifa e ujit, por u hiqet uji.

Në zona e mbetura pa ujë, në mes të thatësirës së verës, si Astir apo Rruga Elbasanit e te tjera, qytetarët furnizohen me bote. Për t’u larë shkojnë te të afërmit, apo në palestra.

Jemi në të njëjtin qytet kryebashkiaku i të cilit ka premtuar ujë 24 orë. Ju ftoj te ndiqni videon.

Jemi në të njëjtin qytet ku është rritur çmimi i ujit me arsyetimin se këto para do të shkojnë në investime, që të kemi ujë dhe sipas standardeve.

Ajo që ka ndodhur është: ujë ose nuk ka, ose edhe kur vjen është i papijshëm dhe i kontaminuar, siç u zbulua nga një raport i para pak kohëve. Pra, as ujë dhe as standarde.

Media nuk flet, sepse lali paguan.

Ku kanë shkuar atëherë milionat e eurove në taksa dhe tendera?

Me pushtimin e Bashkisë nga Erion Veliaj dhe klepto-drejtorët e tij, Tirana sot është kthyer në simbolin e abuzimit.

Qytet ku paguhen taksa për pastrim po pastrim nuk ka, ku paguhen taksa per ujë po ujë nuk ka, ku paguajmë taksë për gjelbërim, po gjelbërim nuk ka, paguajmë taksë për shkolla po shkolla nuk ka.

Sepse të gjitha këto pagesa shkojnë në xhepin e pronarit faktik të inceneratorëve, bosit të organizatës kriminale 5D.

Gjurmët e tyre nuk gjenden, sepse krimi është i nivelit të lartë intelektual.

 

Etiketa: BalliuKryesore1ujeVeliaj

Lajme të lidhura

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit
Aktualitet

Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

21:15 - 26/08/26
Para
Aksident i trefishtë në Vorë, njëra prej makinave përmbyset në rrugë

Aksident i trefishtë në Vorë, njëra prej makinave përmbyset në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26

Kanë përfunduar fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish i është drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për...

Lexo më shumë
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

21:15 - 26/08/26
“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26
Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

20:37 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com