GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rishikimi i buxhetit, Teliti: Gjithçka për pasurimin e Ramës dhe oborrtarëve të tij

16:26 - 31/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rishikimi i buxhetit, Teliti: Gjithçka për pasurimin e Ramës dhe oborrtarëve të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, në një deklaratë për media nga selia e partisë, tha se  rishikimi i buxhetit u bë për pasurimin e Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit.

Teliti deklaron se në një akt tërësisht në shkelje në normave të shëndosha të menaxhimit financiar, qeveria i ka hapur rrugën tenderimeve të vitit të ardhshëm që ato të fillojnë procedurat që në shtator të këtij viti, ndonëse buxheti i vitit 2025 do vijë për diskutim në Kuvendin e Shqipërise në nëntor të vitit koherent.

Partia Demokratike fton qytetarët të reagojnë kundër abuzuesve dhe çdokujt që e trajton buxhetin e shtetit si pronë private, e jo si një instrument për të përmirësuar jetesën e çdo shqiptari.

Deklarata

Dy ditë më parë, na u prezantua buxheti i rishikuar i vitit aktual. Për kë ishin këto ndryshime në buxhet? Cilat sfida, halle dhe probleme adreson? A vjen në mbështetje të biznesit te vogël e të mesëm, sipërmarrjes dhe prodhuesve?
Jo, nuk flet fare për ta. Zero paketa mbështetëse, asnjë lehtësim tatimor.
A vjen ky buxhet në ndihmë të pensionistëve dhe shtresave në nevojë?
Jo, mundohen të gënjejnë shqiptarët me gjysma gjeli në fund vit dhe me gjoja indeksime pensionesh, duke refuzuar vendosjen e minimumit jetik, propozim të cilin PD e ka dorëzuar në Kuvend që prej qershorit.
Për më tepër kanë vendosur që të ulin me 1.2 milionë euro fondin vjetor për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë.
A vjen ky buxhet në ndihmë të ish të përndjekurve politike? Jo!
Po kujt i duheshin atëherë këto ndryshime në buxhet?
I duheshin forcimit të mëtejshëm të shtetit policor, sidomos në këtë periudhë parazgjedhore, ku qeveria do rrisë me plot 500 numrin e efektivëve në terren.
I duhej pronarëve “de jure” dhe “de facto” të koncesioneve qindra milionëshe, të cilëve financimi jo vetëm qe nuk u preket ndonëse disa procedura janë tashmë në hetim dhe gjykim, por u rritet, dhe janë këta të parët që paguhen sapo fatura u shkon për likuidim në degën e thesarit.
I duhej luksit qeveritar, që tashmë kanë vendosur ta rrisin e të shpenzojnë edhe 50 milionë euro shtesë për shpenzimet e tyre operative. Sikur të mos mjaftonin këto para, kanë rritur edhe me 1.7 milionë euro fondin vjetor për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionet luksoze të vilave qeveritare.
I duhej miqve ndërtues të procesit të rindërtimit, të cilët pasi morën tendera shumë milionëshe euro pa garë dhe me procedura të përshpejtuara e ne kufi të fondit të fryrë limit, me premtimin se procesi i rindërtimit do përfundonte brenda një apo dy viteve të para-ndonëse jemi në vitin e pestë- qytetarët ende s’kanë hyrë në shtëpitë e tyre, këta ndërtues do marrin edhe 20 milionë euro shtesë, nga bujaria e qeverisë me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
I duhej shiritave elektorale për zgjedhjet e ardhshme, ku tafmaja e madhe për të hapur sa më shumë tendera mbizotëron ndaj financimit të projekteve në vazhdim, duke i lënë ende të pambyllyra projekte të rëndësishme si Rruga e Arbrit apo Unaza e Tiranës.
Për më tepër, në një akt terësisht në shkelje në normave të shëndosha të menaxhimit financiar, qeveria i ka hapur rrugën tenderimeve të vitit të ardhshëm që ato të fillojnë procedurat që në shtator të këtij viti, ndonëse buxheti i vitit 2025 do vijë për diskutim në Kuvendin e Shqipërise në nëntor të vitit koherent.
Të dashur qytetarë,
Asnjë përmiresim per ju në buxhet, gjithçka per pasurimin e mëtejshëm te Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit.
Me çdo mjet demokratik, Partia Demokratike ju fton të reagoni kundër abuzuesve dhe çdokujt që e trajton buxhetin e shtetit si pronë private, jo si një instrument për të përmirësuar jetesën e çdo shqiptari.
O sot, o kurrë!
Etiketa: buxhetRamaTeliti

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: S’dua të investoj…

John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: S’dua të investoj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com