Nuk ka më hapësirë te Napoli për Victor Osimhen, i cili nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap mbrapa.
Pas shitjes së munguar në merkaton e verës, me mundësinë e një transferimi në Arabi shumë të vështirë tani, sulmuesi afrikan ka përfunduar jashtë skuadrës.
Në mbrojtje të tij ka dalë një shok i kombëtares, Odion Ighalo, pas kritikave të shumta të marra në ditët e fundit edhe në Nigeri, ku shumë kanë theksuar dëshirën e sulmuesit për më shumë para.
Ighalo ka folur në rrjetet sociale duke zbuluar edhe dialogun me Osimhen, i lënduar për atë që ka ndodhur.
Ish-lojtari i Udinese-s dhe Manchester United, që aktualisht luan në Arabi, ka thënë:
“Asnjë njeri nuk është perfekt dhe të gjithë kemi bërë gabime në jetë, por të lexosh komentet për këtë të ri nga ana e njerëzve të vendit të tij më trishton shumë.
“Nuk dinë as se çfarë ka ndodhur, kam folur me të dhe kam ndier dhimbjen në zërin e tij, mënyra si është trajtuar, ky i ri që luan me zemër dhe vuajtje për vendin e tij. Mirë, do të kthehet sigurisht më i fortë, mësojmë çdo ditë nga jeta”.
Discussion about this post