GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi: Aksioni ynë parlamentar do të jetë për zgjedhje të lira e të ndershme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Aksioni ynë parlamentar do të jetë për zgjedhje të lira e të ndershme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i grupit, Gazment Bardhi, ka theksuar se aksioni politik i PD-së do të jetë i përqendruar në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Bardhi tha se nuk mund të kushtëzohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me asnjë çështje tjetër. Sipas tij, Kuvendi ka një grup dialogu që është funksional dhe duhet të vazhdojë përmbylljen e reformës zgjedhore.

Po ashtu, kryetari i grupit të PD u shpreh se do të këtë disa kërkesa për interpelancë, si ajo për mbetjet toksike me kryeministrin Rama, një kërkesë për interpelancë me ministrin e Brendshëm për situatën  së rendit dhe sigurisë publike gjatë kësaj periudhe dhe mekanizma të tjera kontrolli që do vihen nga grupi parlamentar.

“Sesioni i ardhshëm parlamentar do të udhëhiqet nga një parim i thjeshtë, nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi kryesor i agjendës  tonë parlamentare dhe aksionit tonë do jetë i fokusuar tek beteja për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka qenë problem gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Ramës se kurrë nuk është zhvilluar procesi normal zgjedhor. Për herë të parë nuk ka patur asnjë reformë kuptimplotë zgjedhore.

Gjata qeverisjes së PD çdo kërkesë e opozitës së asaj kohe është shoqëruar me një reformë kuptimplotë zgjedhore.

Motoja jonë e aksionit politik dhe parlamentar është që nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kemi përcaktuar edhe tre çështjet e interesit kombëtar ku do të fokusohet puna jonë, që ka të bëjë me propozimin tonë për vendosjen e  minimumit jetik për të ndihmuar shtresat në nevojë, e dyta projektligji për rritjen e pensioneve, me qëllim rritjen e pensioneve për shtresat në nevojë. Kemi caktuar edhe çështjet që do ndiqen me projektligjet që qëndrojnë të fjetura në Kuvend.

Mazhorana ka shkelmuar çdo mundësi të opozitës në një shoqëri demokratike dhe detyra jonë është ti qëndrojmë përballë”, tha ndër të tjera Bardhi.

Etiketa: BardhiZgjedhje

Lajme të lidhura

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Para
Trajneri i Kosovës para ndeshjes me Rumaninë: Synojmë vendin e parë në grup

Trajneri i Kosovës para ndeshjes me Rumaninë: Synojmë vendin e parë në grup

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum
Aktualitet

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26

Situata është tensionuar mëngjesin e sotëm në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku ka nisur protesta që banorët kishin paralajmëruar prej...

Lexo më shumë
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com