GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Shkarkimet e ujërave të zeza në dete, burim dhe rrezik infeksionesh

14:34 - 03/09/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Shkarkimet e ujërave të zeza në dete, burim dhe rrezik infeksionesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar gjate ditës së sotme për situatën e turizmit në vendin tonë.

Pjesa dërrmuese e ujërave të plazheve shqiptare, sipas një monitorimi të Agjencisë kombëtare të Mjedisit për vitin 2023, janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse, tha zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat.

Deklarata

Pjesa dërrmuese e ujrave të plazheve shqiptare, sipas një monitorimi të Agjensisë kombëtare të Mjedisit për vitin 2023, janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse.
Kjo do të thotë më shumë ujra të ndotura, më shumë rrezik infeksionesh, dhe rënie të cilësisë së jetës për shqiptarë dhe të huaj.

Sipas raportit monitories, numri i stacioneve të kategorisë A – Cilësisë shumë të mire të ujrave, për plazhet e monitoruara për vitin 2023 është më i ulët në krahasim me 7 vitet pararendëse nga 2016-a deri në 2022.

Ndërkohë ka ardhur në rritje numri i stacioneve të kategorisë D – cilësisë së keqe të ujërave për të gjithë këtë periudhë.

Raporti thekson se faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë mbeten shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara në mënyrë direkte dhe indirekte.

Më të ndoturit janë plazhet e Durrësit të cilat për vitin 2023, sipas rezultateve baktereologjike kanë 11 pika monitorimi në kategorinë D, dmth të cilësisë së keqe, krahsuar me me 7 pika të kategorisë B, dhe 3 pika të kategorisë C.

Në një shumatore të përgjithshme, të gjitha plazhet e vendit nga veriu në jug, kanë patur ulje të cilësisë dmth shtim të ndotjes.

Partia Demokratike e ka denoncuar në vijimësi ndotjen e ujrave, derdhjen në detra lumenj dhe liqene të ujrave të zeza si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe babëzisë të pushtetit qendror dhe vendor.

Ne kemi dënuar gjithashtu një vendim të qeverisë për të detyruar hotelet dhe resortet në bregdet për të blerë impiante të ujrave të zeza me kosto mbi 30 mijë euro. Kjo edhe pse ata kanë një kontratë me UKT I cili është enti publik që duhet të bëjë riciklimin, kanalizmin apo adresimin e ujrave të zeza të tyre.

Të detyruarit e bizneseve për të blerë impiante private nuk është përpjekje për të pastruar mjedisin, por e bërë për interesa të kompanive private të lidhura me pushtetin.

Fatkeqësisht, disa pronarë kanë gjetur si rrugë reagimi një veprim të papërgjegjshëm, që ua ka lejuar korrupsioni bashkiak dhe qeveritar. Kanë paguar 10 mijë euro nën dorë dhe i kanë derdhur ujrat e zeza në det.

Kjo është fytyra e vërtët e turizmit, jo ajo që propagandon Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe zëdhënësit e qeverisë.

Etiketa: deterrezikujera

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Suarez njofton tërheqjen nga kombëtarja e Uruguait

Suarez njofton tërheqjen nga kombëtarja e Uruguait

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com