Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, u ka drejtuar një letër publike të gjithë partive opozitare në këtë vit politik, të cilin e ai e konsideron po aq të rëndësishëm sa zgjedhjet e vitit 1992, kur Partia Demokratike arriti të përmbysë komunizmin.
Duka ka paralelizuar situatën aktuale me kohën kur Shqipëria ishte parti-shtet, duke shtuar se partia-shtet e sotme e Edi Ramës, përveç kapjes së të gjitha insitucioneve ka aleancë edhe me krimin e organizuar të cilin e përdor edhe për zgjedhje.
Ai bën thirrje për bashkimin e gjithë opozitarëve duke lënë pas çdo ndasi dhe për të përqendruar energjitë të gjithë bashkë kundër pushtetit për zgjedhjet e viti të ardhshëm.
Letra e plotë e Dukës:
Një ftesë për të gjithë opozitarët!
Mesazh publik nga kryetari i PAA, Agron Duka
Të dashur miq e kolegë!
Ky vit politik është shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Zgjedhjet e vitit 2025 janë të rëndësishme po aq sa ato të vitit 1992, kur për here të parë, pas gjysmë shekulli, drejtimin e vendit e mori një force tjetër politike.
Socialistët në pushtet, si asnjëherë në vitet post komuniste,qëndruan në pushtet 3 mandate dhe po luftojnë “me çdo mjet e çmim”për të marrë mandatin e katërt.
Opozita, si asnjëherë këto 34 vjet,është e ndarë në shumë pjesë.
Ne të gjithë jemi koshientë se sa shumë ka degraduar pushteti I gjatë I socialistëve në korrupsion dhe inkriminim.
Demokracia jonë e brishtë, që gjithmonë është klasifikuar si hibride, tani nuk dihet më se çfarë emri mund të ketë. Pasi manipulimi I zgjedhjeve dhe deformimi I votes tashmë nuk synohet thjeshtë perms dhunës dhe parasë, por më së shumti perms ligjit.
Parlamenti ekzistues dëshmoi se është degraduar fatalisht, duke u vënë në shërbim të korrupsionit. Sa e sa ligje janë miratuar vetëm për interes të një biznesi apo grupe biznesesh? Janë miratuar madje edhe ligje e vendime, që t’i mundësojnë edhe një politikani të vetëm të hipotekojë prona që nuk I takojnë.
Nuk ka çfarë të korruptohet më shumë se sa ligjvënësi!
Në vend që të jetë garancia e kontrollit të ekzekutivit, ligjvënësi është shndërruar në noterin e hajdutërive të ekzekutivit.
Ky vend sot nuk ka nevojë thjeshtë të ndërrojë kabinetin qeveritar!
Nuk ka nevojë të ndërrojë kryeministrin, ministrant dhe një dyzinë drejtorësh.
Ky vend ka nevojë të shkulë, të çmontojë, shkallmojë një sistem, një mekanizëm të tërë ligjor e administrative që ishërben grabitjes së pasurisë dhe taksave të qytetarëve. Ligjet dhe mekanizmat e PPP-ve, koncesioneve, investitorëve strategjikë, investitorëve që regjistrohen në off-shorë, etj etj, janë sot vrimat e zeza që përthithin pronat, pasuritë kombëtare, taksat e qytetarëve dhe bashkë me to, edhe shpresën e tyre.
Kjo ka bërë që qytetarët të vazhdojnë të ikin. Numri i lindjeve bie, numri I nxënësve bie, numri I studentëve bie, numri I të moshuarve rritet.
Numri I lopëve,deleve e dhive bie. Sipërfaqja e tokës që mbillet dhe rendimenti i prodhimeve bien…
Në zgjedhjet e vitit 2025, nuk është thjeshtë një garë për të marrë pushtetin, por është një garë për të shpëtuar vendin.
Ndaj, ne duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona,si politikanë të përgjegjshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk kemi përpara një parti rivale, por kemi përballë tërë shtetin dhe pushtetin, me të gjitha mekanizmat dhe asetet e tij. Kemi përballë edhe krimin e rrugës, edhe paratë e krimit të organizuar.Për këtë arsye, ne duhet të gjemë force dhe të shkelim mbi inatet dhe dasitë e vogla politike.
Duhet të bashkohemi!
Ne duhet të dalim para njerëzve me një ofertë më të mire qeverisëse, për të marrëbesimin e tyre. Vetëm me vote masive ne mund të fitojmë edhe mbi manipulimet që prodhon ligji dhe makineria ekonomiko-financiare e pushtetit.
Discussion about this post