GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau babain, gruaja e 30-vjeçarit: S’ka shanse që Esmeraldi të vidhte paratë e familjes

19:00 - 04/09/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau babain, gruaja e 30-vjeçarit: S’ka shanse që Esmeraldi të vidhte paratë e familjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Esmerald Balla, 30-vjeç ka vrarë babanë e tij Enver Balla, trupin e të cilit më pas e ka hedhur në pus. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit.

Bashkëshortja e autorit ka deklaruar në polici se: Nuk ka shanse që Esmeraldi të vidhte paratë e familjes.

Enver Balla jetonte në një banesë me Esmeraldin, bashkëshorten e tij dhe 2 fëmijët e vegjël.

Nga këqyrja e telefonit të Esmerald Ballës rezulton se ky ishte frekuentues i eskortave online.

Por sipas informacioneve që ka policia rezulton që edhe babai shkonte me femra jashtë martesës. Dhe djali thotë që babai andej i çonte paratë.

Viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa çelësin e mbante me vete.

Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen.

Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar.

Njoftimi i policisë

Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e 62-vjeçarit.

Policia vuri në pranga 30-vjeçarin, i cili kishte vrarë me armë zjarri pistoletë  babanë dhe e kishte hedhur në një pus.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën 30-vjeçari kreu vrasjen.

Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim  me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit  dhe me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit Enver Balla, 62 vjeç.

Shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej  mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i shtetasit Enver Balla, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar  hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit Esmerald Balla, konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht  me babanë e tij, e ka vrarë  atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit Enver Balla, dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i shtetasit Enver Balla u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

gijotina.com/

Etiketa: Esmerald BallashenavlashVjedhjeVrasje

Lajme të lidhura

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Para
Kryesia e PD-së/ Berisha: Kandidatët për deputetë do zgjidhen me primare nga anëtarësia

Kryesia e PD-së/ Berisha: Kandidatët për deputetë do zgjidhen me primare nga anëtarësia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Lexo më shumë
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com