GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli sfidon SPAK-un, fshin 9 firma dhe i jep pa garë 370 MLN lekët tenderit të asfaltimit

14:09 - 05/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rakip Suli sfidon SPAK-un, fshin 9 firma dhe i jep pa garë 370 MLN lekët tenderit të asfaltimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aq rrugë ka “asfaltuar” kryebashkiaku Rakip Suli, sa Kamza duhej të mos kishte as re pluhuri, as trafik! Por paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve nuk shkojnë në objektet e tenderave. Gijotina.com ka denoncuar shumë prokurime për riparime rrugësh të firmosura nga Suli pa garë. Ndërsa këtë radhë, kryetari vazhdon me të njëjtin stil, me disa rrugica që duhen ndërtuar sipas titullit të tenderit.

Kështu, Suli e ka nisur shtatorin duke valëvitur një “Flamur të Kuq” mbi prokurimin, të vendosur nga Open Data Albania. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference ‘Ndërtim Rrugët “DIBRA”+ Rr.”Aspirata”+paralel me AMC + Rr.AMC + Rr.”Dom Nikoll Kacorri”+Rr.seg. me Blv. “Nënë Tereza”+ 2 seg.pingul me Rr.”Demokracia”.

Konkretisht do të hidhet nga 4 cm asfalt në rrugicat që shohim në foton më poshtë, që në total janë 9.5 km gjatësi.

Theksojmë se në dokumente flitet, për sistem dhe shtrim asfalti, por nuk përfshihen trotuare apo ndriçim, edhe pse janë rrugë lagjeje që kanë nevojë për drita.

Përveç kësaj pjese, Suli nuk kursehet që këto para t’i japë pa garë fare. Ka pasur mundësi për të zhvilluar një garë, pasi janë ofruar 10 kompani për të marrë pjesë. Por kjo nuk përbënte asnjë rendësi për kryetarin Suli.

Tashmë ne e kemi mësuar skemën e tij, që ka përcaktuar më herët fituesin dhe çdo gjë tjetër bëhet fiktive. Nga të gjitha kompanitë, “L.T.E CONSTRUCTION” kishte ofertën më të lirë me vlerë 244 milionë lekë, por nuk arriti të vazhdojë më tutje pasi u skualifikua me arsyetimin se i kishte dokumente të fotokopjuara, por që nuk janë të noterizuara. Fill pas saj u s’kualifikuan edhe 8 ofertat e tjera, të gjitha për mungesë të ndonjë dokumenti.

Me këto anashkalime të rregullave stafi i Sulit çoi për në fazën e fundit vetëm firmën  “Aida Construction”, në pronësi të Aida Kristos, me ofertë 264 milionë lekë.

Ndërsa më datë 4 shtator 2024 u publikua kontrata që është lidhur me bashkinë, që ka afat 3 muaj. Por duke marrë parasysh vonesat, mbase banorët do ta shohin asfaltin para zgjedhjeve të vitit 2025.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023.

SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimlagjeRakip Sulired flagrrugerrugicatender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Sondazhet favorizojnë Kamala Harris,Trump: Jam i gatshëm të debatoj me të, është njësoj si Joe Biden

Debati Trump-Harris, sondazhet parashikojnë fitoren e Kamalës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com