GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Viti i ri shkollor, Berisha: Të ngrihemi në protesta të fuqishme kundër situatës dramatike në arsim

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama trafikon lëndët toksike, punëtorët e Metalurgjikut të dalin në revoltë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

kryedemokrati Sali Berisha uroi fëmijët, mësuesit dhe prindërit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Më tej, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se situata në arsim është dramatike dhe bëri thirrje për protesta të fuqishme.

“Sot nis viti i ri shkollor. Së pari urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit në këtë ditë të veçantë për ata dhe mbarë kombin. Veças një urim nga zemra vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë ne bankat e shkollës. Një vit plot shëndet dhe të suksesshëm për të gjithë. Por të dashur miq, viti i ri shkollor 2024- 2025 e gjen Shqipërinë të zbrazur si asnjëherë më parë. Numri i nxënësve këtë vit që ulet në bankat e shkollës nga 610 mijë që ishte 11 vite më parë është 350 mijë. Zvogëlimi dramatik i numrit të nxënësve bëhet çdo vit e më i madh. Këtë vit në Qarkun e Korçës nga 1698 nxënës të regjistruar një vit më parë, këtë vit do të ulen në bankat e shkollës për klasën e parë 1302 nxënës. Pra, 396 nxënës më pak, ndërsa në klasën e dhjetë nga 1779 vitin e kaluar, këtë vit u regjistruan 1277, pra 502 nxënës më pak”, shkroi Berisha.

“Ky vit nis pasi mbi 730 shkolla të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin gjatë viteve të rilindjes dhe  90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm ndërkohë që fondet vidhen dhe ndërtohen shkolla me 5-7 milionë euro d.m.th 7-8 herë më të larta se në Europë. Viti shkollor nis në kushte ku mbi 120 mijë nxënës do të mësojnë me turne, dhe mbi 50 000 nxënës që do të mësojnë në klasa kolektive. Ky vit nis pas rënies në pikiatë prej 62 pikësh, më të madhe në botë në testin e PISA-s të cilësisë së arsimit vlerësuar 9 vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Ky vit nis në kohë kur mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keqtrajtuarit e rajonit”, shtoi ai.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjendjen e rëndë në të cilën fillon punën këtë vit sistemi arsimor në Shqipëri, Partia Demokratike fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihem në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor dhe po zbraz me shpejtësi Shqipërinë”, përfundoi kryedemokrati.

Etiketa: arsimiSali Berisha

Lajme të lidhura

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli
Aktualitet

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli

09:17 - 22/05/26
Rama hidhet në sulm: Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet
Aktualitet

Rama hidhet në sulm: Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet

08:25 - 22/05/26
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë

07:57 - 22/05/26
Para
Ansambli “Shota” fiton çmimin prestigjioz “Grand Premio” në Spanjë

Ansambli “Shota” fiton çmimin prestigjioz “Grand Premio” në Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli
Aktualitet

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli

09:17 - 22/05/26

Shqiptari Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” e cila u ndalua pak ditë më parë nga Izrali teksa po...

Lexo më shumë
Tragjike në Maqedoninë e Veriut, 4 persona humbin jetën pasi makina përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë

Tragjike në Maqedoninë e Veriut, 4 persona humbin jetën pasi makina përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë

09:13 - 22/05/26
Rama hidhet në sulm: Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet

Rama hidhet në sulm: Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet

08:25 - 22/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 22/05/26
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë

07:57 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com