GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sezoni turistik propagandë”, operatorët turistikë të zhgënjyer

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama foli për miliona turistë në Shqipëri, pushuesi poston fotot: Vlora bosh!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sezoni turistik i këtij viti ishte më shumë propagandë sesa realitet. Kështu u shpreh për A2 CNN, shoqëruesi i guidave turistike Shkëlqim Tuzi, sipas të cilit në qarkun e Shkodrës ku ai operon, njerëzit kanë mbetur të zhgënjyer krahasuar me pritshmëritë.

“Grupet turistike janë po nuk është bumi i madh që kemi pritur vjet kemi pasur më shumë, sivjet diçka më pak u bë propagandë dhe njerëzit u përgatitën duke bërë edhe investime. Në Shkodër kanë mbetur të zhgënjyer në lidhje me pritshmëritë”.

Sipas tij turistët polakë janë ata që kanë mbetur më besnikë, ndërsa shqetësim mbetet trafiku i rënduar.

“Unë punoj me tregun polak. Polakët janë besnikë të Shqipërisë dhe vijnë sërish. Mbesin të zhgënjyer. Na shqetëson më shumë trafiku që është humbje e madhe kohe. Unë kam bërë rrugën e vjetër Shkodër-Tiranë, sepse nuk kemi mundësi. Nëse humb kohën, humb programin. Shumë kohë shpenzoj në autobus. Muriqani ka punuar në mënyrë perfekte në të dy anët e kufirit”.

Për kreun e shoqatës së Hoteleri Turizëm Zak Topuzi, zhgënjimi qnëdron te shifrat të publikuara edhe nga qeveria, pasi jo të gjithë të huajt që kanë hyrë në vend janë turistë.

“U prit më shumë me lëvizje më të mëdha. Nuk ishte ajo që pritej. 4 mujori i parë ka patur lëvizje më të mëdha, INSTAT flet për lëvizje të huaja, qeveria i përkthen në turistë, por nuk janë turistë. Duke u kthyer aeroporti i Rinasit në rajon, e ktheu në pikë strategjike. Çmimet e ulëta u dhanë mundësi të lëvizin. Heqja e vizave Kosovës iu dha mundësi dhe u bë e vështirë për t’u përcaktuar se kush ishte turisti real. Pati mangësi në vijën bregdetare kryesisht qershori dhe korriku. Në përgjithësi duhet të ketë 10% më shumë turistë, por që janë shpërndarë në qytete dhe bregdeti më pak”.

Topuzi theksoi se Shqipëria ka çmimet më të lira në rajon, por ofertat tunduese të Greqisë thithën turistët e shtresës së mesme

“Jemi vendi me çmimet me të ulëta në hoteleri e turizëm. Kjo lidhet me cilësinë, shërbimin Shqipëria shitet si paketë. Pas nesh është Turqia për çmimet e lira dhe nga 6 vendet e Ballkanit ne jemi të fundit. Nga çmimet na kalon edhe Mali i zi e Maqedonia. Kosova merr më shumë të ardhura nga turistët në vit. E kishim njoftuar që Kosova do t’i mungonte Shqipërisë për të eksploruar tregjet e reja. E dyta përmirësimet rrugore Kosvë-Serbi-Maqedoni dhe lëvizjet e Greqisë për të bërë oferta tunduese arritën të thithin tregun e turistëve të shtresës së mesme të Shqipërisë e Kosovës”.

Për sipërmarrësen Rrapushi problem është shërbimi dhe cilësia.

“E para në zgjedhjen time është shërbimi, nëse drejtohemi në hotel ajo që bën diferencën mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera është shërbimi. Nuk është vetëm rritja e çmimeve”.

Vlora dhe Durrësi këtë vit mbetën në të njëjtat nivele të vitit që kaloi. Gazetaret Elitjona Doko dhe Jerola Ziaj, thanë se turizmi këtë vit nuk ishte në nivelet e pritshme.

Etiketa: Kryesore1Sezoni turistik

Lajme të lidhura

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Para
Zyrtare, Ballkani prezanton pasardhësin e Ilir Dajës në pankinë

Zyrtare, Ballkani prezanton pasardhësin e Ilir Dajës në pankinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com