Horoskopi, e martë, 10 Shtator 2024
Dashi
Yjet do ju mbështesin jashtëzakonisht sot dhe do jeni mjaft kreativë. Do ndiheni më të çliruar dhe do shpreheni gjithashtu pa dorashka. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e qetë, por nuk pritet të ketë asgjë spektakolare. Jetojeni jetën si t’iu vijë pa u stresuar e pa menduar për të ardhmen e largët. Ju beqarët do jeni joshës e do merrni propozime, por nuk do jeni në humor të mirë për të dalë me ta. Do keni nevojë për më shumë kohë. Në punë imagjinata juaj e zhvilluar do bëjë që arrini të dilni edhe nga situatat më të vështira. Gjithçka do jetë e mundur sot. Ndikimi i Hënës do jetë negativ tek financat. Ekuilibri juaj do tronditet jashtë masa sidomos nga shpenzimet e tejskajshme.
Demi
Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me të gjitha situatat që do ju vijnë dhe shpirti analitik do ju ndihmojë tej mase. Ju që keni një lidhje Venusi do ua mbrojë jetën sentimentale. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Ju beqarët duhet të bëni kujdes kur të joshin. Jo të gjithë personat kanë të njëjtin tip dhe jo të gjithë janë njerëz të mirë. Në punë do jeni shumë të interesuar për të provuar sfida të reja dhe pavarësisht lodhjes dhe vështirësive keni për t’ia dalë mbanë. Po vazhduat kështu e ardhmja ka për të qenë shumë më e bukur. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes kur të shpenzoni.
Binjakët
Do kërkoni qetësi gjatë kësaj dite dhe Hëna do ju ndihmojë ta gjeni. Bëni vetëm kujdes mos izoloheni shumë nga bota sepse mund të bini shpejt në depresion. Nëse keni një lidhje, falë ndikimit pozitiv të planetëve nuk do keni as probleme dhe as vështirësi në marrëdhënien që keni krijuar. Gjithçka do ecë si çdo ditë. Ju beqarët do merrni disa propozime të veçanta nga të cilat duhet të përfitoni sa të mundni. Dashuria do lindë pak nga pak. Në punë, edhe pse nuk do keni energjikë e zakonshme, në përgjithësi gjërat do ju ecin mirë. Mos u nxitoni për asgjë. Në planin financiar nuk do ketë as probleme të mëdha, por as përmirësime të dukshme. Mundohuni të ruani ekuilibrin.
Gaforrja
Hëna do ketë ndikim paksa delikat për ju kështu që duhet të tregoheni shumë të matur me çdo lloj hapi që do hidhni. Jo gjithçka ka për të qenë e lehtë sot. Nëse keni një lidhje do e mbroni gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Shfrytëzojeni çdo moment kur ta keni pranë partnerin. Ju beqarët do jeni të pafat dhe nuk do realizoni dot takimet që keni ëndërruar. Do ju duhet ende të presin pak kohë. Në punë do jeni paksa kokëfortë, por njëkohësisht edhe të vendosur për t’iu shkuar deri në fund projekteve që keni nisur. Shumë gjëra do konkretizohen më në fund. Gjendja e financave do jetë goxha problematike dhe vetëm marrja e ndonjë huaje do ju nxjerrë nga situata.
Luani
Virgjëresha
Nuk do e keni të vështirë të vendosni gjatë kësaj dite dhe do keni periudha reflektimi. Ju të dashuruarit do ndiheni disi më mirë. Ndryshe nga disa kohë më parë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin që keni prandaj nuk do e kërkoni me ngulm ndryshimin e tij. Në punë do doni të ecni para dhe të zbuloni gjëra të reja. Shefi juaj do e kuptojë këtë dëshirë dhe mund t’iu besojë diçka të rëndësishme. Gjendja e financave do lerë për të dëshiruar. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato para që do ju mbeten sepse në të kundërt do keni probleme.
Peshorja
Gjatë kësaj dite, në shumë momente do e keni të vështirë t’i matni emocionet dhe kjo gjë mund të sjellë si çaste të lumtura ashtu edhe tension. Ju të dashuruarit do keni një ditë të tejmbushur me diskutime. Do filloni të mendoni më tepër për të ardhmen dhe do bëni projekte afatgjata. Të dy do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa dhe të provoni. Ju beqarët nuk do keni asgjë më tepër se disa njohje të reja. Në punë nuk do jeni në një mendim me kolegët dhe ka mundësi që gjërat t’iu vështirësohen pak. Sido që të jetë duhet të jeni më të duruar dhe do ja dilni. Financat do jenë goxha të stabilizuara dhe kjo do iu qetësojë pa masë. Mund ta blini atë që keni menduar prej kaq kohësh.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe do merrni vendimet e duhura. Për ju të dashuruarit, pas një kohe të gjatë qetësie, pasioni do rindizet dhe do ja kaloni për mrekulli me partnerin tuaj. Do përjetoni sërish emocionet e fillimit të lidhjes. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjëri nga personat nuk do ua mbushë mendjen për t filluar angazhime serioze. Në punë do e keni çdo gjë në vijë, por nga ana tjetër do keni dëshirë të madhe për të mësuar edhe gjëra të reja. Do i dëgjoni me shumë kërshëri kolegët. Për planin financiar do jetë ditë e vështirë. Mundohuni të ulni sa të mundni shpenzimet.
Shigjetari
Ka rrezik që Hëna t’iu bëjë të paqëndrueshëm gjatë kësaj dite dhe nuk do i gjykoni mirë gjërat para se të veproni. Nëse jeni në një lidhje do ketë disa incidente të vogla ndërmjet jush dhe partneri, por gjithçka do rregullohet shpejt. Humori juaj do ndryshojë shpesh dhe për këtë arsye do ndodhin mosmarrëveshje. Për ju beqarët nuk do mungojnë flirtet. Në përgjithësi dita do jetë emocionuese dhe me disa risi mjaft të këndshme. Në punë do keni shumë dëshirë për ndryshime dhe ajër. Gjithsesi mirë është të mos veproni kuturi sepse mund të bëni gabime me pasoja të rënda për të ardhmen. Sektori i financave do jetë gjate gjithë kohës i mbrojtur dhe nuk priten probleme.
Bricjapi
Bëjini sytë katër gjatë kësaj dite dhe mos bëni asnjë veprim të nxituar nëse nuk doni të vuani. Ju të dashuruarit edhe njëherë tjetër duhet të tregoheni vigjilentë dhe të mos hidhni hapa të nxituara. Mos ia vini re partnerit disa kritika që do iu bëjë sepse ai do i thotë pa u menduar. Për ju që jeni ende beqarë ka për të qenë një ditë e qetë dhe pa takime. Shfrytëzojeni për të qëndruar me miqtë ose me familjarët. Në punë keni për të kaluar një ditë të qetë dhe do dini si t’i organizoni gjërat më së miri. Falë edhe ndihmës së bashkëpunëtorëve çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet bëjini me kursim.
Ujori
Do jeni në humor të mirë dhe plot dëshirë për të jetuar gjatë kësaj dite. Gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si ju keni dashur. Ju të dashuruarit do jeni mjaft pasionantë dhe emocionet kanë për të qenë të njëpasnjëshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më tepër nga sa duhet dhe realiteti do ju duket më i trishte nga sa do e kishit menduar. Në punë planetët do bëjnë që të përshtateni me të gjitha situatat që do ju vijnë dhe rezultatet që do keni do bëjnë shumë xhelozë rreth jush. Marrëdhënien me paranë nuk do e keni të mire. Gjendja ka rrezik të ketë tronditje të mëdha.
Peshqit
Urani do ju bëjë shumë pragmatikë gjatë kësaj dite. Nëse nuk doni të keni probleme serioze duhet të bëni patjetër ndryshime. Nëse keni një lidhje mos mendoni të filloni një aventure tjetër sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë që keni ndërtuar deri më sot. Nëse kërkoni risi flisni me partnerin dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do ja kaloni mirë edhe vetëm dhe nuk do mërziteni aspak. Në punë do keni një vizion më të qartë të gjërave dhe do jeni shumë të matur kur të veproni. Për fat të mirë gjithçka do ecë si duhet. Financat do jenë më të stabilizuara se më parë kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim të vogël.
Discussion about this post