GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kulla te Selman Stermasi”/ Hijet e planit: Kush janë oligarkët që kanë bërë pazar me dyshen Rama-Veliaj?

12:16 - 10/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimet belge: Zyrtarë të lartë të Tiranës takim me bosët e krimit për ndërtimin e kullave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deri disa javë më parë, pandehmat se stadiumi “Selman Stermasi” dhe zona përreth janë lënë të degradojë për ti shndërruar më pas në kulla fitiprurëse në emër “të zhvillimisht” mund të cilësoheshin thjesht thashetheme. Por një dokument i publikuar së fundmi tregon se nuk është rasti për fjalë që i merr era, por një plan i mirëmenduar për të ngritur kullat e radhës në Tiranën e mbytur nga betoni dhe i privuar nga hapësirat e gjelbra.

Dokumenti i publikuar nga opozita është projektvendimi dhe relacioni shoqërues që sipas tyre, pritet ti dorëzohet Këshillit Bashkiak të Tiranës. Nisma parashikon viston e plan-betonizimit të radhës, ngritjes së kullave dhe godinave të ndërtimit, madje duke falur mijëra metra tokë publike, në si pjesë të atij që e quan “projekti i rijetëzimit të stadiumit Selman Stërmasi”.

Në këtë dokument propozohet kalimi i pronave nga bashkia e Tiranës, tek Korporata Shqiptare e Investimeve, që më pas përmes një ndërtuesi të investojë për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe për pallatin e sportit “Asllan Rusi” në këmbim të tokës falas në zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Prona publike që falet në të dy hapësirat sportive do të shërbejë për ndërtimin e kullave apo godinave shumëkatëshe që përfshijnë dyqane dhe biznese. Të paktën tek stadiumi Selman Stërmasi, bëhet fjalë për ndoshta zonën më të shtrenjtë të Tiranës, vlera e të cilës është thuajse 3 mijë euro metri katror.

Gjasat janë që të kemi një stadium tjetër me kullë, por në rastin e Selman Stërmasit ndërtimi mund të bëhet në fushën përkrah stadiumit, që tanimë duket se jo rastësisht është lënë pas dore për t’u shndërruar në një aneks balte dhe shkurresh.

Pikërisht ky degradim i stadiumit “Selman Stërmasi” dhe pallatit të sportit “Asllan Rusi” përmendet si justifikim për faljen e truallit tek privati në dokumentin e publikuar nga opozita.

“Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallatin i Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”, janë struktura të vjetëruara dhe të degraduara të cilat paraqesin nevojën për investime të rëndësishme” shkruhet në dokument.

Rezulton se tek stadiumi Selman Stërmasi janë gjithsej 27 mijë metër katror hapësira, sipas dokumentit, ndërsa tek stadiumi “Asllan Rusi” janë rreth 14 mijë metër katror.

Partia Demokratike e ka denoncuar nismën si pazarin e radhës së kullave mes kupolës së pushtetit dhe biznesmenëve pranë tyre. Denoncimeve iu rikthye sërish këtë të martë me anëtarin e kryesisë së PD-së Grigels Muçollari, i cili ngriti dyshime se pazari tashmë është vulosur.

“Askush nuk përfiton asgjë, përveç Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mikut të tyre ndërtues që ndërkohë i është bërë kjo dhuratë, vendimi është marrë. Banorët e Tiranës dhe shqiptarët do ta mësojnë më vonë. Kjo pra është ‘Shqipëria 2030’, që Edi Rama ju fton ju që ta votoni pas 6 muajsh. Grabitje prone, përfitim personal, biznes, pasurim i një grushti njerëzish. Betonizim, trafik i rënduar, ajër i rënduar. Duhet të reagojmë kundër këtij gllabërimi”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Kryebashkiaku Veliaj apo këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës kanë zgjedhur të heshtin lidhur me dokumentin e publikuar dhe planet për ndërtime te “Selman Stermasi” e “Asllan Rusi”.

Etiketa: Bashkia TiraneEdi RamnaErion VeliajKryesore1kullaselman stermasi

Lajme të lidhura

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve
Aktualitet

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia
Aktualitet

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25
Pazari i drogës/ Morën peng kosovarin, Gjykata e Vlorës liron një nga të dyshuarit
Aktualitet

Pazari i drogës/ Morën peng kosovarin, Gjykata e Vlorës liron një nga të dyshuarit

18:59 - 14/12/25
Para
Droni mbi burgun e Burrelit, arrestohet autori / Alarmi për planet e grupit kriminal

Droni mbi burgun e Burrelit, arrestohet autori / Alarmi për planet e grupit kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve
Aktualitet

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25

Ajo që jashtë kamerave është thënë nga vetë policët rrugorë, se krerët e tyre u japin blloqe gjobash që duhen...

Lexo më shumë
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25
Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

21:13 - 14/12/25
Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com