GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja pas sherrit në rrjete sociale, detaje nga krimi në Shkodër

14:00 - 10/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja pas sherrit në rrjete sociale, detaje nga krimi në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa komente fyese ndaj njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram dyshohet se çuan në plagosjen e 29-vjeçarit Renaldo Kola me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi më 7 shtator rreth orës 17:50 në fshatin Golem të njësisë Rrethina në Shkodër. 29 vjeçari Kola u qëllua me 4 plumba teksa po ecte me një automjet ndërsa u dërgua me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë policia vendore e Shkodrës arriti që të identifikojë autorin e dyshuar pas mbledhjes së dëshmive nga vendngjarja.

Efektivët kanë shpallur në kërkim shtetasin Mario Kroni 21 vjeç, ndërsa po punohet ende për gjetjen dhe kapjen e tij. Ndërkohë policia ka dyshime se ky konflikt ka ardhur pas disa komenteve fyese në rrjetin social Instagram.

Këto komente dyshohet se janë bërë mes vëllait të të plagosurit, shtetasit Renaldo Kola dhe autorit të shpallur në kërkim Mario Kroni.

Replikat në Instagram me tone fyese dhe denigruese ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që autori dyshuar Mario Kroni të marrë armën dhe të qëllojë në drejtim të Renaldo Kolës, vëllai i personit me të cilin autori ka këmbyer komente. Më përpara dy shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje kanë debatuar me njëri-tjetrin për pak çaste dhe më pas i dyshuari Mario Kroni ka nxjerrë armën duke qëlluar ndaj 29-vjeçarit të cilin e la të plagosur.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje, shtetasi i plagosur ka dhënë edhe dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës i cili ka treguar se vëllai i tij dhe autori kishin një konflikt për shkak të Instagramit.

“Mario erdhi papritur dhe aty nisëm një debat. Vëllai im dhe Mario kanë shkëmbyer mesazhe në Instagram me njëri-tjetrin. Ai erdhi papritur dhe më qëlloi pasi debatuam përpara dhe më pas u largua”.

Policia vendore e Shkodrës nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit ndërsa vijon puna intensivisht edhe për kapjen e autorit të dyshuar, 21-vjeçarit Mario Kroni.

Etiketa: Mario KroniPlagosjeRenaldo KolaShkodër

Lajme të lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani
Aktualitet

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Para
Mashtronte klientët duke u marrë paratë dhe më pas u anulonte biletat, arrestohet operatorja turistike në Tiranë

Mashtronte klientët duke u marrë paratë dhe më pas u anulonte biletat, arrestohet operatorja turistike në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Lexo më shumë
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com