GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sali Berisha në SPAK për tu njohur me akuzën, çfarë pritet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth mesditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, për çështjen “Partizani”, ku pritet të njihet zyrtarisht me akuzën ndaj tij. Pas afro 9 muajsh, që gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë, si një person nën hetim, Berisha pritet që të merret zyrtarisht i pandehur nga ana e SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës. E njëjta rrugë pritet që të ndiqet edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili në ndryshim nga Berisha i përjetoi disa javë qëndrimi në qeli, dhe më pas ndau të njëjtën çati me vjehrrin e tij nën arrest.

Mbërritja e Berishës në SPAK pritet që të shoqërohet me një protestë jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku do të jenë të pranishëm dhe deputetët e PD-së, por edhe anëtarët e Kryesisë, dhe simpatizantët që nuk e kanë bërë një ditë pushim me tubimet poshtë ballkonit të ish-kryeministrit.

Gazment Bardhi në cilësinë e grupit parlamentar, iu ka dërguar një mesazh deputetëve, ku iu kërkon pjesëmarrjen e tyre në protestë, sipas dhe njoftimit të bërë publik më herët.

Edhe pse publikisht, Bardhi gjithmonë ka deklaruar që mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme, këtë herë duket se do të jetë i pranishëm në protestë, ndërkohë që mbledhja e grupit parlamentar të PD-së është shtyrë për dirën e nesërme.

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

Hetimet për Berishën dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin janë mbyllur, dhe tashmë dosja pritet që të dërgohet në Gjykatën e Posaçme. Pas Berishës, rreth orës 14:00 në SPAK pritet që të paraqitet dhe Malltezi, i cili po ashtu do të njihet me akuzën.

Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Vetë kryeministri i ka mohuar akuzat duke i cilësuar politike dhe të urdhëruara nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama.

Etiketa: Sali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë
Aktualitet

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh
Aktualitet

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Para
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e...

Lexo më shumë
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com