GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fier/ Vrasja e dyfishtë, pas babait arrestohen edhe 2 djemtë. Nën akuzë dhe i ati i moshuar i autorit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sebep sherri i djalit, 50-vjeçari ekzekuton xhaxha e nip/ Dëshmia pas krimit të dyfishtë (Video-Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Fierit arrestoi sot (11 Shtator) edhe 2 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në krimin e rëndë brenda fisit që ndodhi dje në Kurjan të Roskovecit, ku kushëriri vrau dy vëllezër pas sherrit që kishin nisur më herët fëmijët e tyre.

Të arrestuarit mësohet se janë të afërm të autorit të krimit, që u vetëdorëzua dje pas ngjarjes, dhe 2 kushërinj të tij.

Ata janë Altin Kukaj, 49 vjeç, E. Kukaj, 21 vjeç dhe E. Kukaj, 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier.

“Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdimir Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta”, njoftoi policia vendore sot.

Gjithashtu ka nisur procedim në gjendje të lirë për shkak të moshës, për T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat (Berat), për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”.

“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. K., 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan, babai i autorit të dyshuar, për veprat penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”, sqaroi policia, teksa gjatë kontrollit iu gjetën edhe armë që mbaheshin pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë. Hetimet mbeten aktive dhe i vijon prokuroria vendore. Po hetohet nëse krimi ka motive të tjera.

Vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan – 10 shtator 2024
Viktimat dy vëllezër
  • Lavdimir Kurtaj 46 vjeç
  • Gramos Kurtaj 52 vjeç
Të arrestuarit:
  • Altin Kuka, 49 vjeç, autor i dyshuar
  • E. Kukaj, 21 vjeç, djali
  • E. Kukaj, 18 vjeç, djali
Etiketa: FierKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja
Aktualitet

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja

21:06 - 28/05/26
Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë
Aktualitet

Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

20:54 - 28/05/26
Ndërron jetë 17-vjeçari që u plagos me pistoletë nga shoku, që prej së dielës ndodhej në spital
Aktualitet

Ndërron jetë 17-vjeçari që u plagos me pistoletë nga shoku, që prej së dielës ndodhej në spital

18:00 - 28/05/26
Para
Salianji: Rama e ka vënë përfund parlamentin, por ne nuk tërhiqemi

Salianji: Izolimi i Berishës krijon premisa që të mos kemi zgjedhje të lira

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja
Aktualitet

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja

21:06 - 28/05/26

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, firmos lëvizje në burgje pas dhjetëra kontrolleve në qeli. Nga burime jozyrtare mësohet...

Lexo më shumë
Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

20:54 - 28/05/26
Mesazhi i ambasadorit holandez: Duhen institucione të forta, jo vetëm përkthime ligjesh

Mesazhi i ambasadorit holandez: Duhen institucione të forta, jo vetëm përkthime ligjesh

20:13 - 28/05/26
Ndërron jetë 17-vjeçari që u plagos me pistoletë nga shoku, që prej së dielës ndodhej në spital

Ndërron jetë 17-vjeçari që u plagos me pistoletë nga shoku, që prej së dielës ndodhej në spital

18:00 - 28/05/26
Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit

17:33 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com