GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nertil Bellaj i Selenicës hedh 511 milionë lekë tek një përrua, fitojnë firmat pa licencë

11:57 - 12/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët edhe pak do ta harrojnë që e kanë kryetar bashkie, por Nertil Bellaj i Selenisës

Qytetarët edhe pak do ta harrojnë që e kanë kryetar bashkie, por Nertil Bellaj i Selenisës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët edhe pak do ta harrojnë që e kanë kryetar bashkie, por Nertil Bellaj i Selenisës shfaqet këtë radhë duke firmosur një super tender. Në dukje paratë do të hidhen për një problem të madh të komunitetit, siç është rreziku nga përmbytjet që sjellë një përrua. Në të vërtetë kryetari vë përpara të tjerave interesat e veta. Dhe në këtë rast një tender mbaron shumë punë!

Bellaj ka zhvilluar prokurimin me objekt ‘Rehabilitim e mbrojtje nga përroi Hotim (Fatkeqësi natyrore te menaxhuara).  Në dokumente theksohet se për shkak të amortizimit, anësoret e përroit janë dëmtuar dhe ndodh që të ketë përmbytje disa herë në vit, ku rrezikohen edhe banesat aty pranë.

 

Fotot e publikuara tregojnë përroin e tharë, por mundet që shirat të sjellin vërshime të ujërave.

Fondi prej 511 milionë lekësh do të përdoret për një shtresë betoni si mur rrethues. Nëse përfshijmë TVSH, kontrata parashikohet të jetë më e madhe si vlerë.

Nga ana tjetër, zhvillimi i procedurës të lë të dyshosh se nuk pritet punë në afatin e duhur dhe me cilësi. Për shkak të manipulimeve të bëra kontrata u mbajt në sirtar për një muaj, ndërkohë që punimet duhet të mbarojnë  për 7 muaj. Në rastin më të mirë, puna do të fillojë pas një muaji dhe do të ndërpritet për shkak të shirave. Pra, edhe këtë vit banorët e zonës do të rrezikohen nga përmbytjet.

Red Flag

Menjëherë të bie në sy ‘Flamuri i Kuq’ që i ka vendosur Open Data Albania tenderit për zhvillim procedure pa garë. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Procedura është hapur më 30 korrik 2024 dhe është lënë e hapur për oferta deri më 14 gusht 2024. Në këtë afat shfaqën interes 3 kompani.

“BEQIRI” sh.pk. edhe pse kishte ofertën më të lirë, ditë që është mbajtur tenderi është skualifikuar nga gara për shkak se ka mungesë licence. Pa asnjë argument menjëherë më pas është përjashtuar nga gara edhe oferta e firmës  “COLOMBO” sh.pk. duke i lënë kështu rrugën të lirë bashkimit të operatorëve “APIS CONSTRUCTION” sh.pk – “ASI-2A CO” sh.pk – “SOBAR CONSTRUCTION” shpk, me ofertë 490 milionë lekë.

Sikur thamë  më lartë oferta e tyre mbeti e vetme për në fazën  finale. Në mungesë të konkurrencës, Bellaj do të duhej ta kishte anuluar tenderin, por nuk e ka zbatuar ligjin.

Ndërkohë nga shqyrtimi i dokumenteve vëmë re se strumbullari i kësaj oferte ka qenë firma “ASI-2A CO” sh.pk, me drejtues Astrit dhe Andera Gjikondaj, të njohur tashmë si protagonistë në tenderët e korruptuar, të shënuar me “Flamur të kuq”.

Kompanitë pa licencë

Operatori BEQIRI sh.pk u skualifikua për shkak se nuk zotëron licencën lidhur me ndikimin në mjedis të lëshuar nga QKL kodi III.2.B. Por edhe nga firmat fituese dy prej tyre APIS CONSTRUCTION dhe ISOBAR CONSTRUCTION nuk e zotërojnë këtë licencë.

Edhe nëse do të justifikohen me argumentin se e lejen e ka firma ASI-2A CO” sh.pk si operatorë udhëheqës, sërish është patolerueshme që këto dy kompani nuk zotërojnë asnjë lloj licence, që janë me rëndësi në projekt si ky.

 

Përderisa të tria firmat do të përfshihen në punime, duhet të kenë licencë. Tani i mbetet në dorë APP dhe KPP që të shohin shkeljet që e kanë skuqur këtë kontratë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimkompani palicenceNertil Bellajopen data albaniaperruared flagrrezik permbytjeSelenicetender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Rinas/ Tre kinezë arrestohen për prostitucion dhe lojëra fati

Rinas/ Tre kinezë arrestohen për prostitucion dhe lojëra fati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com