Dashi
Mos e merrni edhe aq shtruar pasi ju duhet të nxitoni sot për të kapur në kohë çështjet që ju përkasin vetëm juve. Energjia e mirë po ju drejton zemrën dhe kërkohet të ruani balancat. Nëse mendoni se i keni të gjitha dyert e hapura, këtë ju duhet ta vërtetoni. Pika e dobët janë konflikte, çelësi i suksesit; qetësia.
Demi
Vala e re e pasionit në lidhjen tuaj ju ka bërë robër të një raporti që ekziston vetëm në ëndrra. Forconi lidhjet tuaja profesionale dhe bëjani të ditur miqve tuaj arsyen e tërheqjës nga angazhimet e tepërta dhe lakmia për të marrë poste më shumë seç e meritonit. Beqarët po luftojnë me veten pasi karma po i dënon me një stërmundim emocional në raport me partnerin. Pika e dobët janë thashethemet, çelësi i suksesit, humanizmi.
Binjakët
Plot dyshim është mbuluar raporti juaj dashuror. Komunikimi dhe emocionet po ju ndihmojnë të mbani një gjendje të stabiliuar, por shpesh rrëmbeheni nga pasione momentale. Intriga po thuren pas shpinës tuaj ndaj ju duhet të jeni vigjilentë. Mbani afër ata që ju kanë dhënë prova se ndajnë të njëjtat pasione me ju. Pika e dobët është mungesa e vetëbesimit, çelësi i suksesit; harmonia.
Gaforrja
Gaforre bëhuni gati për një ditë intensive me oferta puna e që do mbyllet me çaste reflektimesh të forta dashurore. Nevoja për para ju ka bërë më studiues ndaj rrethanave, por rrjeta ku keni rënë po ju zhyt në ujëra të panjohura. Çlirohuni nga e kaluara dhe ecni të sigurtë drejt qëllimeve që keni. Pika e dobët dhe e fortë njëkohësisht është iniciativa për të bërë punë të vogla që do ju shpërblejnë më vonë me fitime të mëdha.
Luani
Sharmi juaj po ju kthen vëmëndjen që ju kishte munguar për shkak të arrogancës në shumicën e rasteve. Lidhjet dashurore do marrin hov dhe pritet të merrni ftesa në festa mondane për të cilat jeni të lindur. Bashkimi me pjesëtarë të fisit do ju bëjë të ndiheni më të për përgjegjshëm. Në punë roli juaj do jetë i dorës së dytë, por historitë e kaluara do ju frymëzojnë. Pika e dobët është fuqia e tepruar për të rënë në sy dhe çelësi i suksesit mbetet krenaria.
Virgjëresha
Dielli po ju bën më të afërt dhe konfident. Qëndroni dinamikë ndaj pretendimeve që keni. Sinqeriteti ju bën edhe më të këndshëm në rrethin shoqëror, ndërsa në çift ju nuk mund të ishit më të përkryer se kaq. Mëdyshjet për një investim të madh ju kanë bërë dyshues edhe për detajet e vogla. Pika e dobët është skepticizmi, çelësi i suksesit; energjia.
Peshorja
Kushtet që keni vendosur në raportin emocional kanë vënë në vijë shumë pika të lidhjes, por distanca ju ka veshur tipare që nuk ju shkojnë. Hijerëndë dhe pak të ftohtë, ky është statusi juaj që nuk e keni në favor gjithmonë. Është një ditë ideale për të bërë blerje dhe për të shpenzuar pak më shumë. Pika e dobët, pamundësia për të shkrirë akullin, çelësi i suksesit; gafat gazmore.
Akrepi
Provoni ta lini veten sot në dorë të rastësive. Nganjëherë ju duhet ta merrni jetën si t’ju vijë. Ndjenjat ju janë ngatërruar ca dhe nuk dini më si t’ia vini emrin lidhjes tuaj. Këshillohuni me një person që gjykon ftohtë dhe mos u jepni pas pasioneve që nuk ju kanë nxjerrë gjëkundi. Pika e dobët është nxitimi, çelësi i suksesit; mirësjellja.
Shigjetari
Reflektoni pak për lehtësitë që ju janë krijuar. Aventurat janë burimi I dështimit të shumë planeve pasi ju gjejnë pikën e dobët. Punoni me orë të zgjatura se ju duhet të shtroni mirë rrugën për një projekt fitimprurës. Balanconi dëshirën për të udhëtuar me atë për të qenë më pranë njerëzve të afërt. Çelësi juaj i suksesit sot është mjeshtëria për të bërë surpriza.
Bricjapi
Përkushitmi në dashuri do ju japë shumë pikë këtë javë. Bëhuni praktikë dhe më të thjeshtë në shprehi të drejtpërdrejta dashurie. Shtëpia ju është kthyer në një stacion qetësie pasi futeni brenda e mbyllni derën. Jeni pak të lodhur nga fjalët e të tjerëve, por ato do ju bëhen shtysë për të marrë shumë fuqi. Pika e dobët ngarkesa emocionale, çelësi i suksesit; partneriteti I mirë.
Ujori
Beqarët mund të takojnë dikë që i stimulon mendjen dhe i frymëzon të mendojnë jashtë kutisë. Këshillë: Jini të hapur ndaj përvojave dhe ideve të reja, por mos harroni rëndësinë e mbajtjes së një lidhjeje emocionale me ata që ju rrethojnë. Dashuria këtë javë mund t’ju bëjë t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim i ri. Pika e dobët është mania për të rënë sy, çelësi i suksesit, talenti për të qenë në krye.
Peshqit
Udhëtimet imagjinare po ju trazojnë sot. Intuita është udhërrëfyesja juaj shpirtërore. Ëmbëlsia do ju bëjë favore në raportet ndërpersonale. Blerjet e reja ju kanë kushtuar ca dhe vështirësitë financiare janë në derë. Lojërat me zjarrin kur bëhet fjalë për punët e zemrës po ju bëjnë edhe më simpatikë. Pika e dobët është kërkesa për përsosmëri, çelësi i suksesit; kurajoja për të pranuar gabimet
Discussion about this post