GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti në Lushnje, plagoset biznesmeni që i sekuestruan pasuritë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I sekuestruan pasurinë, reagon Kristian Boçi: Kurrë s’i kam hy në hak vendit tim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë, është regjistruar një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, mes tyre dy të mitur.

Automjeti me tre anëtarë të një familje brenda ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës.

Personi i cili u përfshi në aksident është biznesmeni Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Boçi dhe dy fëmijët e tij janë dërguar me urgjencë me autoambulancën e Lushnjës mëngjesin e sotëm.

Raportohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Gjendja shëndetësore e të treve, sipas burimeve spitalore, është stabël.

Në fund të muajit Qershor emri i Kristian Boçit u përfol në media pasi ai ishte në mesin e disa personave të cilëve prokuroria e Tiranës u sekuestroi pasuri me vlerë 50 mln euro.

Mes tyre ishte dhe Elman Abule, i cili sipas akuzës, në bashkëpunim me Boçin dhe persona të tjerë, kanë themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin maskimin e kryerjes së aktiviteteve të paligjshme, një skemë e mirëfilltë e pastrimit të parave.

Në një reagim pas akuzave, Boçi u shpreh se “për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që s’ka. Kurrë si kam hy ne hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një lloj gjëje që cenon ligjin e vendit tim”.

Lexo edhe:

Iu sekuestruan 50 mln Euro/ Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi, emra të njohur në rrjetet sociale

Etiketa: aksidentKristian BoçiLushnjë

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Dosja “Xibraka”, gazetari: Të përfshirë edhe 2 djem ish-ministrash

Mbledhja me Ramën, socialistëve u bëhet vërejtje se nuk janë aktivë në TikTok

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com