GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

11-vjeçarja u abuzua seksualisht nga burri i kushërirës, institucionet vonojnë procedurat

21:30 - 13/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
11-vjeçarja u abuzua seksualisht nga burri i kushërirës, institucionet vonojnë procedurat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 12-vjeçare, e cila një vit më parë, kohë kur ishte vetëm 11-vjeçe u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushurirës së saj 35 vjeçar, baba i një fëmije, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

 

Ajo tregon se në muajin gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushurirat e sajë, konkretisht bashkëshorten e 35-vjeçarit Elton Sina.

 

Kohë më parë 35-vjeçari kishte komunikuar me vajzën në Instagramin e saj, teksa i tregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë konkretisht që kur ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.

 

E mitura tregon se abuzimi ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë vetëm në dhomën e gjumit, teksa kujdesej për të vegjlit e familjes.

Në fakt e gjithë situata kishte ardhur gradualisht pasi për tre ditë qëndrimi 35-vjeçari e kishte ngacmuar disa herë, madje dhe në prezencë të familjarëve të tjerë teksa e mitura flinte. Familjarët e vajzës së mitur tregojnë që sapo janë vënë në dijeni të situatës babai ka marrë më telefon dhëndrin e familjes, 35-vjeçarin abuzues.

 

Si kundërpërgjigje abuzuesi i dërgon një sms teksa i kërkon falje për të gjitha gjestet që kishte kryer, duke pranuar në një farë mënyre gjithçka kishte kryer me vajzën e mitur. Babai i të miturës tregon që i është drejtuar menjëherë policisë italiane për të bërë një kallëzim, por si përgjigje i është thënë se kallëzimi duhet të kryhet edhe në Shqipëri pasi ngjarja ka ndodhur atje.

 

Familjarët e të miturës, kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen komisariatit të Kavajës ku kryejnë kallëzimin, OPGJ i komisariatit pasi ka marrë kallëzimin ka thënë se për ekspertizën mjekoligjore të vajzës dhe procedura të tjera do telefonoheshin shumë shpejt nga vetë ai për ta sjellë vajzën në Shqipëri.

 

Por nga muaji tetor i vitit 2023 familja e të miturës nuk kanë marrë asnjë fletëthirrje dhe për më tepër asnjë telefonatë.

 

Në kohën kur procedurat gjyqësore kishin nisur në Itali, familjes i mbërrin një vendim nga gjykata e qytetit Bolognia që çështja është mbyllur për arsye se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht që e mitura dhe abuzuesi janë të dy persona me nënshtetësi Italiane. Po policia e Kavajës?

 

Nëna e të miturës, babai, dhe motra e të miturës tregojnë që nuk kanë marrë asnjë reagim dhe asnjë përgjigje nga drejtësia shqiptare pavarësisht që i është vënë në dispozicion çdo foto e bisedës mes 35 vjeçarit dhe të miturës, teksa ai i shkruante se do shkonte ta takon dhe në momentin e takimin vajza duhej të vishte të brendshmet që i pëlqenin atij./Piranjat

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Berisha: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë

Berisha: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com