GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turistë të ‘sufllaqeve’ dhe ‘marketeve’, INSTAT: Ulet konsumi tek restorantet

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
INSTAT përgënjeshtron qeverinë: Turizmi nuk u rrit në 2021, vetëm sa mbijetoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit, rezulton të kenë shpenzuar më pak dhe vizituar më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ishin dyqanet me pakicë ata të cilët shitën më shumë, duke lënë kështu pas baret dhe restorantet.

Turistët ekonomik dhe kursimtarë bënë që tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të rritej në vlerën më lartë të 2 viteve të fundit, 5,9%.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet se “në përgjithësi, një pjesë e madhe e këtyre turistëve kanë ardhur me këtë qëllim, janë ballafaquar me çmimet si në vendet e tyre, kanë ngelur të zhgënjyer, kanë thënë jo se nuk qenka lirë. Reklama që iu bë Shqipërisë se është një vend i lirë, është e gabuar. Shqipëria është e barabartë me rajonin. Nëse i referohen marketit për të blerë gjëra të lira, kjo është tjetër histori”.

Po sipas raportit të INSTAT për ecurinë e inflacionit, rezulton se baret dhe restorantet nuk patën një ndikim të madh në rritjen e çmimeve. Kjo lidhet drejtpërsëdrejti me parimin e kërkesë-ofertës, duke treguar që këta turistë i frekuentuan më pak këto struktura në 6 muajt e parë të vitit.

Shitjet kryesore në këtë periudhë të vitit janë realizuar në artikuj joushqimore me 2,7%, ndjekur nga marketet ushqimore 1,9% dhe karburantet 1,3%.

“Synimi jonë është të tërheqim turistët cilësor. Duhet të kemi shërbim cilësor, që për fat të keq shumë pak ofrohet. Kjo ka disa arsye, por e para infrastruktura, duke filluar nga rrugët, ndriçimi kazanet”, shtoi Kasa.

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit te shitjeve në vlerë, arriti 110,3%.

/A2 News/

Etiketa: Instatturizmi

Lajme të lidhura

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar
Aktualitet

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin
Aktualitet

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Para
Trump paralajmëron: Ata që do mashtrojnë në zgjedhje do të dënohen me burg

Zëdhënësi i fushatës së Trump: Të shtëna me armë zjarri pranë ish-Presidentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar
Aktualitet

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26

Tre shtetase të huaja dhe një shtetas shqiptar janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se ushtronin prostitucionin në...

Lexo më shumë
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com