GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha: Punëtori gjerman i blen ushqimet shumë më lirë se pensionisti shqiptar

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Punëtori gjerman i blen ushqimet shumë më lirë se pensionisti shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi rritjen e çmimeve të ushqimeve në vend dhe pensionet qesharake të moshuarve shqiptarë.

‘Punëtori gjerman i blen ushqimet shumë më lirë se pensionisti shqiptar. Kjo është një dramë!’, u shpreh Berisha gjatë fjalë së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Mirënjohjen më të pakufishme oratorëve të mrekullueshëm që përcjellin nga platforma e fjalës së lirë në mbarë Shqipërinë, të vërtetat për qytetarët shqiptarë. Të dashur miq, pasi trumbetoi me të madhe se do të rriste rrogat dhe pensionet si asnjëherë më parë, organizata kriminale e qeverisë së Edi Ramës me në krye kryehajdutin e të gjitha kohërave, në aktin më cinik, më të pashpirt, informoi se do rrisë pensionet me 4.1 përqind.

Ky vendim përbën një përqeshje, një përçmim, një përbuzje për qindra e mijëra pensionistë shqiptarë, shumica e të cilëve në mungesë të ndonjë ndihme tjetër, qajnë çdo ditë me lot mjerimi në skamjen në të cilën jetojnë. Të rrisësh, të deklarosh se po rrit 4 përqind pensionet e atyre që sot me rritjen e çmimeve në këto 11 vite, blejnë rreth 50 përqind më pak se sa blinin me pensionin e tyre në vitin 2013. Të dashur miq, po lexoja këto ditë se Gjermania rriti orën e punës në 15 euro.

Sigurisht që një shpërblim i tillë nuk mund të pritet të bëhet në Shqipëri. Por mendja më shkoi tek pensionistët tanë. Një punëtor gjerman merr në një ditë pensionin që marrin në një muaj mbi 300 mijë shqiptarë në pension. Një punëtor gjerman merr në dy ditë më shumë, 20-30 përqind se sa marrin në Shqipëri mbi 600 mijë pensionistë. Mirëpo Gjermania është Gjermani, Shqipëria është Shqipëri. Megjithatë, ka një krahasim tmerrësisht të dhimbshëm, punëtori gjerman i blen ushqimet më lirë se pensionisti në Tiranë. Pra miqtë e mi, ai merr një rrogë 30 herë më të madhe se pensionisti shqiptar, kurse ky i blen ushqimet 10 deri në 45 përqind më shtrenjtë se mesatarja e BE.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë
Aktualitet

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë

13:00 - 12/08/26
‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar
Breaking Views

‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

12:35 - 12/08/26
“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”
Breaking Views

“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

12:22 - 12/08/26
Para
Gazetarja: Në dosjen “Partizani” janë të përfshirë Genc Ruli dhe Erzen Breçani

Gazetarja: Në dosjen "Partizani" janë të përfshirë Genc Ruli dhe Erzen Breçani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë
Aktualitet

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë

13:00 - 12/08/26

Tetë efektivë të burgut të Fierit janë pezulluar nga detyra, pas përleshjes së regjistruar pak ditë më parë në institucionin...

Lexo më shumë
‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

12:35 - 12/08/26
“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

12:22 - 12/08/26
Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

12:13 - 12/08/26
Vonohet pagesa e kompensimit të naftës, operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën

Vonohet pagesa e kompensimit të naftës, operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën

12:03 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com