GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kaso: Me urdhër të Ramës, socialistët grisën Kushtetutën për të mbrojtur Xhaçkën

20:42 - 17/09/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaso: Me urdhër të Ramës, socialistët grisën Kushtetutën për të mbrojtur Xhaçkën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Korçë, Ivi Kaso, ka sqaruar për opinionin publik kalvarin e betejën së demokratëve me socialistët në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuse për të dorëzuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka, vendim i cili u rrëzua me votë nga mazhoranca.

Sipas Kasos, është hera e tretë që Kuvendi i Shqipërisë mbron Olta Xhaçkën, duke votuar në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin, me praktikën kushtetuese dhe praktikën që vetë Kuvendi i Shqipërisë ka krijuar në raste të tjera.

Gjithashtu Kaso theksoi se ‘për herë të dytë në raport me vendimmarrjet konkrete të GJK është po Kuvendi i Shqipërisë i cili në zbatim të vijës politike të përcaktuar nga kryeministri që mbroni me çdo kusht edhe përpara grisjes së Kushtetutës përpara të gjithë shqiptarëve për Olta Xhaçkën, zgjodhi që me një vendim politik të abstenonte gjoja, praktikisht duke e rrëzuar vendimin e GjK’.

Po vendoset një nga precedentët më të rrezikshëm në demokraci, atë të prishjes së asaj që Kushtetuta ka në themel të saj, ndarjen dhe balancën e pushteteve, kur institucioni i vetëm suprem që interpreton Kushtetutën dhe zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese, nxjerr vendime detyruese për të gjitha pushtetet e tjera të shtetit, sheh se si injorohet haptazi për herë të dytë me një vendimmarrje e cila presupozohet që Kuvendi i Shqipërisë ta adresonte vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Është hera e tretë që Kuvendi i Shqipërisë mbron Olta Xhaçkën, duke votuar në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin, me praktikën kushtetuese dhe praktikën që vetë Kuvendi i Shqipërisë ka krijuar në raste të tjera.

Pas kërkesës së parë të grupit parlamentar të PD-së, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin e Shqipërisë të dërgonte mandatin e Olta Xhaçkës, dhe Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me koshiencë ta injoronte dhe votoi kundër.

Kjo detyroi për herë të dytë grupin parlamentar të PD përsëri t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për të prishur për të shpallur antikushtetues atë vendim të paligjshëm të Kuvendit dhe për tu shprehur përfundimisht Gjykata Kushtetuese se Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë dhe tagër që të zgjedhi cilat vendime të GJK të zbatojë dhe cilat të mos zbatojë dhe GjK me një vendim përfundimtar e ka ndarë njëherë e mirë se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka diskrecionin që mendon se ka atë sovranitetin si përfaqësues i popullit por në atë rast Kuvendi i Shqipërisë është i detyruar që të zbatojë vendimin e GjK për të votuar çuarjen e kësaj çështje përpara GJK pasi në atë rast Kuvendi i Shqipërisë ëshë vetëm duke zbatuar vendimin e GjK.

Për herë të dytë në raport me vendimmarrjet konkrete të GJK është po Kuvendi i Shqipërisë i cili në zbatim të vijës politike të përcaktuar nga kryeministri që mbroni me çdo kusht edhe përpara grisjes së Kushtetutës përpara të gjithë shqiptarëve për Olta Xhaçkën, zgjodhi që me një vendim politik të abstenonte gjoja, praktikisht duke e rrëzuar vendimin e GjK”, tha Kaso per Syri tv.

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Liga e Kampioneve/ Juventus merr tre pikët e para, fiton edhe Aston Villa

Liga e Kampioneve/ Juventus merr tre pikët e para, fiton edhe Aston Villa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Lexo më shumë
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com