GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel”/ Dëshmia e fqinjit 57-vjeçarit i cili u dogj bashkë me të ëmën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel”/ Dëshmia e fqinjit 57-vjeçarit i cili u dogj bashkë me të ëmën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në videon e mëposhtme janë pamjet kur banesa në Nikiloq të Hasit është përfshirë nga zjarri mesnatën e kaluar, duke shënuar dhe tragjedinë me dy viktima.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën nënë e bir Rexh Lushi, 57 vjeç dhe Fatime Lushi 82 vjeçe. I biri, pasi kishte shpëtuar fillimisht bashkëshorten, u fut sërish brenda në banesë për të shpëtuar të ëmën, por nuk arriti të dilte më prej aty.

Një bashkëfshatar i viktimave në një prononcim për mediat tregon se ka qenë e pamundur për t’i ndihmuar. Ai tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda.”  – tregon Shkozet Bebexhia.

Fqinjët rrëfejnë momentin kur gjetën trupat e viktimave, ku sipas tyre, 57-vjeçari ka qenë ende duke u djegur.

“Rexhën (shënim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet.” thotë Neritan Koka, një tjetër banor i fshatit.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58.” shton Shkozet Bebexhia.

Etiketa: Fatime LushihasRexh LushiZjarr

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Berisha në arrest shtëpie, bashkëshortja dhe vajza e tij bëjnë homazhe në nderim të Gerti Bogdanit

Berisha në arrest shtëpie, bashkëshortja dhe vajza e tij bëjnë homazhe në nderim të Gerti Bogdanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një hap pas duke tërhequr planin për shitjen e një pjese të operacioneve...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com