GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Të varfrit presin të rregullojnë çatitë, Mariglen Disha bën pazarin 380 MLN lekë me biznesmenin me precedentë penal

12:25 - 19/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fondi është aprovuar nga qeveria, por erdhi dimri dhe kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha vazhdon me tenderin.

Fondi është aprovuar nga qeveria, por erdhi dimri dhe kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha vazhdon me tenderin.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa familje të Librazhdit janë në listën e komuniteteve të varfra të bashkisë dhe presin të rregullohet ndonjë çati apo dritare në shtëpitë e tyre. Fondi është aprovuar nga qeveria, por erdhi dimri dhe kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha vazhdon me tenderin.

Madje kryetari bën pazar me biznesmenë me precedentë penal. Ndërsa shtohet numri i kontratave abuzive, zyrtarët i përdorin këta elementë edhe për të kërcënuar median.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Po raportojmë për prokurimin me objekt ‘Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete te varfra dhe te pa favorizuara për vitin 2024’. Këtij projekti i janë vënë në dispozicion 380 milionë lekë (pa TVSH). Me këto lekë pritet të riparohen 43 banesa.

Nga fotot e publikuara dhe nga të dhënat e relacionit teknik specifikohet se ndërtesat kanë të gjitha të njëjtat probleme nevojë për suvatime të reja dhe riparime çatish.

“Numri i banesave që janë të përfshira në projekt është 43 objekte, të shpërndara në njësi administrative dhe në qytet. Kushtet në të cila ndodhen këto shtëpi: kanë nevoja emergjente për ndërhyrje në to. Problematikat më të mëdha janë në futjen e ujit brenda, çati të amortizuara, mure të çarë, tavane të rënë, lagështirë e theksuar, tjegulla të amortizuara etj”, specifikohet në dokument.

Atëherë, pse Disha kujtohet tani që kanë nisur shirat dhe i ftohti të kryejë punimet në këto shtëpi? Në dokument thuhet që kontrata do të zgjasë 3 muaj. Kështu ditët e ftohta dhe me reshje familjarët e këtyre banesave do t’i kalojnë mes zvarritjeve, llaçit dhe punëtorëve.

Kuptohet që Dishës as nuk i ka rënë ndër mend se kur fillojnë apo mbarojnë punimet, por është fokusuar se me kë të bëjë pazarin e tenderit. Prandaj, edhe nuk u konsiderua fakti që 4 operatorë u interesuan të marrin pjesë në këtë garë. Kryetari zgjodhi rrugën më të shkurtër, “skualifikim të të gjithë konkurrentëve, përveç fituesit”.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar menjëherë 3 ofertat më të lira dhe favorizoi bashkimin e operatorëve   HASBALLA SHPK – KUPA SHPK, me propozimin 340 milionë lekë. Open Data Albania i ka vendosur menjëherë tenderit ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Biznesmeni me precedentë penal

Dhe kujt ia ka lëbë në dorë bashkia lekët e rip[arimit të të shtëpive, biznesmenit më precedent penal.

Firma HASBALLA SHPK është në pronësi të Lulzim Hasballës, i cili në vitin 2018 është akuzuar për kërcënim ndaj gazetarëve. Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu kallëzuan në polici biznesmenin Lulzim Hasballa për kërcënim me vrasje në qendër të qytetit, në prani të oficerëve të policisë, pasi më herët kishin bërë kërkime rreth disa tenderëve të fituar prej tij. Sipas kallëzimit në polici, Lulzim Hasballa ka ndaluar në mes të qytetit dhe më pas ka kërcënuar dhe ofenduar gazetarët Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu.

Gazetari Agim Bollshmi deklaroi se ka qenë në sheshin kryesor për të realizuar një kronikë për panairin e mjaltit, ndërsa Hasballa i shoqëruar nga persona të tjerë dhe në prani të një oficeri policie, që ndodhej aty pranë, e ka ofenduar dhe kërcënuar.

“Na ofendoi dhe më tha: ‘Kush je ti që përmend emrin tim, unë të bëj copash, të vras!’,” tha Blloshmi. “Oficeri i policisë nuk ndërhyri”, shtoi ai. Blloshmi shpjegoi se arsyeja e kërcënimit ishte interesimi i tij pranë bashkisë dhe institucioneve lokale rreth tenderëve të fituar nga Hasballa dhe mohoi të kishte motive personale.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimLibrazhdMariglen Dishaopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Skandali me diplomat e kolegjit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Skandali me diplomat e kolegjit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com