GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosje brenda shkollës private “Mrekullia” në Tiranë, nxënësi i mitur goditet me mjet prerës

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosje brenda shkollës private “Mrekullia” në Tiranë, nxënësi i mitur goditet  me mjet prerës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një konflikt mes dy adoleshentëve ndodhur në shkollën private “Mrekullia” në kryeqytet, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Siç bën me dije policia, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e shkollës në rrugën “Filip Shiroka”, te zona e njohur si “Kodra e Priftit”. Sipas të njëjtave burime, në vazhdën e një konflikti, një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatar duke e plagosur. I lënduari është transportuar për në spital ku ka marrë mjekim. Më pas, është paraqitur në komisarit bashkë me prindërit për të bërë kallëzim lidhur me rastin.

Këtë të enjte, blutë njoftuan procedimin në gjendje të lirë të autorit.

Ngjarja, sipas të njëjtave burime, ndodhi “për motive të dobëta”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal”, njoftoi policia.

“Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën ‘Filip Shiroka’, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës. I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit. Materialet i kaluan Prokurorisë”, shtuan të njëjtat burime.

Etiketa: Kryesore1mrekulliaPlagosjepolicia e Tiranesshkolla Mrekullia

Lajme të lidhura

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi
Aktualitet

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Para
Humbja 9-2 ndaj Bayern, Dinamo Zagreb shkarkon trajnerin

Humbja 9-2 ndaj Bayern, Dinamo Zagreb shkarkon trajnerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste...

Lexo më shumë
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com