GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbërthimi i ‘Ghost’, Hetimet: Shqipëria rruga për trafikun e drogës drejt Europës Qendrore

09:16 - 20/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbërthimi i ‘Ghost’, Hetimet: Shqipëria rruga për trafikun e drogës drejt Europës Qendrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo vetëm në Sky Ecc dhe Encro Chat, por shqiptarët kanë koordinuar aktivitet kriminal edhe në aplikacionin ‘Ghost’ që u shkatërrua nga autoritetet australiane, në një operacion të udhëhequr nga FBI.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat, krimi i organizuar në Shqipëri kishte lidhje të ngushta me mafien italiane, por edhe me eksponentë në Kanada.

Një kryemafioz italian, Giovanni Parlangeli ra në pranga pas zbërthimit të aplikacionit Ghost. Ai u arrestua në një shtëpi në Lecce, një provincë në Italinë Juglindore, ndërsa në momentin e bastisjes ka tentuar që t’iu largohet forcave policore.

Sipas medias Sunday World, grupet kriminale shqiptare kishin lidhje të ngushta me mafiozin italian, i cili ishte pjesë e grupit mafioz “Sacra Corona Unita”, që njihet si mafia e katërt e më e fuqishme e Italisë pas Ndranghetës, Camorrës dhe Cosa Nostrës.

Kryemafiozi italian Giovanni Parlangeli

Parlangeli, 43 vjeç, ishte në kërkim prej 2023, ndërsa doli edhe në bisedat e zbërthyera të Ghost. Ai është një nga dhjetëra personat e arrestuar, ndërsa kapja e tij është përshkruar nga policia evropiane si “shumë e rëndësishme” dhe “themelore” për luftën kundër trafikut të drogës në kontinent.

Sipas mediave, vitet e fundit, mafia “Sacra Corona Unita”, ku bën pjesë edhe Parlangeli, ka krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Shqipëri të përfshira në trafikun e drogës në Europë. Grupi mafioz besohet se po përdor Shqipërinë si një pikë shpërndarjeje për të trafikuar drogën drejt Evropën Qendrore.

Po ashtu, grupet kriminale shqiptare shfaqen edhe në një episod tjetër. Nga bisedat e zbërthyera rezulton se një 36-vjeçar, nga Victoria e Kanadasë, i cili vu në pranga gjatë operacionit Kraken, në bashkëpunim me eksponentë të krimit në Shqipëri ka trafikuar një sasi kanabisi me vlerë 1.2 milion dollarë.

Zbërthimi i aplikacionit Ghost çoi në goditjen e grupeve kriminale dhe dhjetëra arrestime, 51 në Australi, 11 në Irlandë, një në Kanada dhe mafiozi italian Parlangeli i lidhur me mafien Sacra Corona Unit. Ky i fundit ishte në kërkim prej majit 2023, pasi Gjykata e Lecces kishte caktuar ndaj tij masën arrest me burg, për një gjobëvënie 60 mijë euro ndaj një sipërmarrësi vendas.

Etiketa: GhostKryesore1ShqiperiaTrafik

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Flick e pranon: Monaco e meritoi fitoren, të mendojmë për sfidat e tjera

Flick e pranon: Monaco e meritoi fitoren, të mendojmë për sfidat e tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com