Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i arrestuar prej mesit të gushtit 2023, u shoqërua nga paraburgimi në Kuvend ku mbërriti në orën 10:00 për tu përballur me anëtarët e komisionit hetimor të Shëndetësisë mbi procedurën e dhënies për koncesionet e sterilizimit dhe të Chech up.
Plot 8 orë zgjati dëshmia e Klodian Rjepajt para komisionit hetimor. Ish zv/ministri ka qenë kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit si të sterilizimit ashtu dhe të check up-it, gjithashtu ai ka qenë dhe pjesëtar grupi për hartimin e procedurave të këtij koncesioni.
Për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj, ka një proces gjyqësor në GJKKO për të cilën po gjykohen ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish zv/ministri Rjepaj dhe biznesmeni Rrapaj, (të tre të arrestuar). Ndërsa për koncesionin e check-up SPAK vijon hetimet.
Kjo ishte hera e parë që një I paraburgosur pyetet nga deputetët e Kuvendit. Dëshmia për sterilizimin vijoi nga ora 10:00 – 16:00. Më pas u vijua me dëshminë e Check-up deri në orën 18:00
Prokuroria e Posaçme i dha leje që Rjepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe të paraqitet fizikisht në komision. Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.
Dëshmia për koncesionin e sterilizimit
Rjepaj tha se ishte në dijeni të masterplanit të QSUT-së për sterilizimin por se nuk i kishte rënë në dorë memoja e Ogerta Manastirliut në atë kohë drejtoreshë e QSUT-së e cila ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbatjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.
“Jo nuk jam në dijeni. Nuk më ka ardhur kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese apo jo. Kjo shkresë nuk më ka ardhur mua. As nuk e kam parë në atë kohë. Kam pasur vetëm masterplanin e QSUT” deklaroi Rjepaj.
Deputetja e PD-së, kryetarja e komisionit hetimor, Vokshi u ndal tek shifrat e ndryshme për investim të cilat në memon e Rrjepajt drejtuar ministrit të atëhershëm Beqaj se ato që i janë bashkangjitur studimit të fizibilitetit për në ministrinë e Financave.
Albana Vokshi: Në memon tuaj shifrat janë ndryshe nga studimi i fizibilitetit. Në njërën janë 50 mijë dhe çmimi për çdo kompleksitet është më i ulët, ndërkohë në dokumentin tjetër ke 37 mijë ndërhyrje duke rritur çmimin e kompleksiteteve. Pse shifrat janë ndryshe: 37 mijë me 50 mijë ndërkohë që është rritur çmimi? Nuk mundet nga 50 mijë të shkohet në 37 mijë
Klodian Rjepaj: Nuk ka lidhje. Nuk jemi bazuar tek shifra 37 mijë. Nuk ka lidhje me metodologjinë ku jemi bazuar për koston…. Numri 37 mijë është lapsus
Albana Vokshi: Duket sikur në momentin e fundit duhet të jetë një dorë për të ulur numrin dhe rritur çmimin
Ish zv/ministri mbrojti tezën pse u dha me koncesion duke nënvizuar se çmimet janë mbështetur mbi kostot e referencës, madje janë ulur me 20 – 30 %
Albana Vokshi: Pse ishte efektiv koncesioni dhe jo PPP?
Klodian Rjepaj: 4 vite nuk u vu në punë reparti i sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj… E vetmja akuzë që më bëhet është herezi. Nuk ka asnjë element. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi janë ulur me 20 -30% të gjitha kostot e ndërtimit të këtij programi. Nëse do të bënim prapë koston me prokurorim publik ku do ti blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit”
Albana Vokshi: Jo do ti blinit tek Ilir Rrapaj?
Klodian Rjepaj: Nuk janë produkte që i prodhojmë këtu. Nuk ka çmime INSTAT për këtë gjë. Nuk ka çmime reference. Çmimet e referencës do I marrim jashtë.
Në vijim ai tha se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër dhe i parfumosur.
“Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë’ tha ai.
Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.
Me interes është dëshmia më 3 tetor, e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në hetim nga SPAK për koncensionin e sterilizimit, por njëkohësisht me masë arresti me burg për një tjetër hetim ndaj tij, atë të abuzimit me fondet e BE kur drejtonte agjencinë SASPAC.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up. Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të arrestuar më 17 gusht 2023.
Pjesë nga marrja në pyetje:
Klodian Rjepaj: Ne kondicionuam koston për njësi
Zheni Gjergji: Pse u aplikua tvsh në këtë kontratë?
Klodian Rjepaj: Nuk e di këtë. Nuk mund të përgjigjem
Zheni Gjergji: Pse menduat që të jepej me koncesion Privatit
Klodian Rjepaj: Ka pasur risi. Disponueshmëria e një sistemi të logjistikës,digitalizimi i materialeve dhe mjeteve nuk ekzistonte. …Dhe këtu është rrisku i menaxhimit të programit.
Në aspektin e planifikimit u mendua që të bëhej brenda qendrës klinike. U mendua që një operator privat të shërbente si mbështetës i praktikës që do të bëhej nga mjekët dhe infermierët.”
Zheni Gjergji: Edhe pse e kemi dhënë sot laboratorin e spitaleve rajonale me koncesion pas datës 13 të çdo muaji laboratori nuk jep shërbim. Kjo është pay/use
Pse e bëtë me numër fiks pra 475 mijë ekzaminime?
Klodian Rjepaj: U bë fiks se ne vumë çmimin e paketës të kondicionuar nëse do të bëhej pay/use do të vinte një tjetër ofertë që do të kalkulonte të gjithë shpenzimet dhe kostoja do të ishte shumë e lartë. Ne kondicionuam cmimin që do të paguanim për person, kondicionuam dhe cfarë kërkonim dhe ia lamë privatit të paraqeste një model biznesi.
Zheni Gjergji: Numrat e njerzëve janë ende shumë të uleta nuk kemi arritur edukim të njerëzve
Albana Vokshi: Cilin kriter plotësonin përvec atij të Vilma Nushit?
Klodian Rjepaj: Janë vlerësuar sipas dokumentit të standardit.
Albana Vokshi: Më sqaroni licencat?
Klodian Rjepaj: Nuk I mbaj mend kanë kaluar 11 vite. Nuk mbani mend “Markegting and distrubution’ dhe ‘Trimed’ nuk kishin eksperienca dhe kishin marrë licenca dy ditë më parë?
Në bazë të ligjit nuk ka rëndësi se kur e merr licencën. Nuk I mban mend duhet të shoh dosjen. Ka kaluar 11 vite.
Albana Vokshi: Trimedi kishte vetëm licencë për barna. Janë shkelur kriteret. A e di që nuk kishte licencë dhe as ekspericën paraprake.
Klodin Rjepaj: Nuk e mbaj mend.
Vokshi: A është zotëria në burg sepse po heton SPAK.
Rjepaj: Kjo është një gabim tjetër, nuk mund ta përdoresh qenien time në burg si argument për të mbështetur ato që thua.
Vokshi: Jo jo, unë përkundrazi…
Rjepaj: …Se mund ta përdorësh pastaj për të gjithë që janë në burg dhe të gjithë atë që janë në arrest. Unë jam i paradënuar me burg, jo paraburgim, për shkak të këtyre paragjykimeve që i keni sjellë në këto 8 vjet dhe gënjeshtrave që janë thënë këtu. Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë.
Vokshi: Si Hirushja?
Rjepaj: Atje ku e drejta ka vlerë, ku standardi shkruhet me gërma të arta, ashtu do dal. Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje.
Vokshi: Ka mundësi të ulni tonin zoti Rjepaj.
Rjepaj: Nuk e ul, jam këtu për të mbrojtur të drejtat e mia.
Vokshi: Ju e keni ngatërruar qëllimin e ardhjes tuaj këtu.
……
Ina Zhupa: A të vret ndërgjegjja?
Klodian Rjepaj: Mund të më vrasë mua ndërgjegja përballë papërgjegjshmërisë, dhunës, e fuqisë së padijes?! Jo! Ndërgjegja e pastër dhe e qetë është e vetmja armë që kam përballë kësaj dhune që po ushtrohet mbi mua.
gijotina.com/
Discussion about this post