GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ata që bëjnë kotece i mbysni ju”, Salianji replikon me Hoxhën: Nga 12 vrasje arrestuat atë të moshuarin në azil

11:15 - 23/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ata që bëjnë kotece i mbysni ju”, Salianji replikon me Hoxhën: Nga 12 vrasje arrestuat atë të moshuarin në azil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komisionin e Sigurisë u mbajt sot seanca dëgjimore e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Ervin Salianji iu drejtua ministrit Hoxha duke i thënë nëse kanë zbuluar autorët e ngjarjeve të rënda kriminale, si të shtënat me armë ndaj policisë në Malësinë e Madhe, apo dhe vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit.

“Kanë ndodhur 12 vrasje, janë zbuluar 10, sa keni arrestuar ju? Doni t’u them për ngjarjet e rënda? Është arrestuar ai i moshuari që u vra atë në azil, ai në azil është mezi lëviz… ja po të them të tjerët… problem është moszbulueshmëria e ngjarjeve të rënda.

Kanë gjuajtur me armë policinë në Malësi të Madhe, dini gjë kush e ka bërë atë? T’i kanë vënë tritol gjyqtarit në Shkodër, keni zbuluar gjë? Këtu ku goditen themelet e autoritetit të shtetit. Këta që ndërtojnë një kotec, një suvatim, këta i mbysni ju. Si këto ndërtimet mu në mes të Tiranës, kapni dot atë, dini dot gjë? Është 8 kate mu në mes të Tiranës, po mbyllet, tani këto janë krimet që nuk kapni dot. A ndjeni përgjegjësi meqë jeni ministër i ri por jeni i Brendshëm, për fshehjen e ngjarjes në Pogradec”.

Po ashtu, deputeti demokrat e pyetin ministrin Hoxha edhe lidhur me iniciativën e fundit për krijimin e Shtetit Bektashi. 

“Risk është, se fati të shpëton, se të jetë për policinë… A keni nevojë për amendim, meqë jemi te ky shteti i ri, do ketë polici apo do jetë sovran dhe do ketë polici më vete?”, tha Salianji me ironi.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në fjalën e tij në seancën dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, kërkuar nga deputetët demokratë, ka raportuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe:

Drejtori i ri i Policisë/ Ministri i Brendshëm: Katër kandidatë janë skualifikuar

Etiketa: Ervin SalianjiHoxhaKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Para
Drejtori i ri i Policisë/ Ministri i Brendshëm: Katër kandidatë janë skualifikuar

Drejtori i ri i Policisë/ Ministri i Brendshëm: Katër kandidatë janë skualifikuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com