GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dimal/ Gurorja pa leje e Gramos Caushajt dëmton shtëpitë. Miliardat e fituara në tendera të dyshimtë

13:10 - 23/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dimal/ Gurorja pa leje e Gramos Caushajt dëmton shtëpitë. Miliardat e fituara në tendera të dyshimtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një episod i ngjashëm me atë të ndodhur rreth një vit më parë në Fushë-Krujë, ku shtëpitë e banorëve u dëmtuan nga shpërthimet e një guroreje në pronësi të një prej anëtarëve të fisit famëkeq Rraja, është përsëritur në Dimal.

Banorë të fshatit Pashalli janë ankuar te autoritetet se një gurore që operon në zonë, me atë të shpërthimeve, u ka dëmtuar banesat.

Zyrtarisht, policia lokale njoftoi nisjen e një procedimi penal për rastin dhe marrjen në hetim të administratorit të subjektit privat, por pa përcaktuar akuzën apo akuzat penale të ngritura. “Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Ç., 51 vjeç, banues në Fier, administrator i një subjekti për nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve (gurore), në fshatin Pashalli, pasi dyshohet se më datë 21.09.2024, në subjektin e tij, janë kryer shpërthime me lëndë plasëse dhe si pasojë janë dëmtuar disa banesa në këtë fshat”, thuhet në një njoftim të Policisë së Beratit, shpërndarë për mediat këtë të hënë.

Policia u tregua hermetike lidhur me dhënien e informacioneve të mëtejshme për rastin, duke refuzuar të zbardhë se për cilën firmë bëhet fjalë pas një interesimi të “Gijotina.com”, apo të zbulojë identitetin e personit nën hetim.

Megjithatë, mësohet se shtetasi i proceduar është Adrian Caushaj, i cili sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) rezulton administrator i “Magnus” shpk.

Firma la leje mjedisore për aktivitetin

Të tjera informacione të pasqyruara në QKB zbulojnë se “Magnus” është nën pronësi të “GENERAL BETON”, kompani kjo e zotëruar me 100% të kuotave nga Gramos Caushaj.

“Magnus” rezulton e regjistruar rishtazi në QKB, konkretisht më 20/05/2024 dhe si objekt ka kryesisht aktive në fushën e turizmit. Ajo që vihet re është që mungon pasqyrimi nga firma e objektit të aktivitetit në fushën e gërmimeve.

Sipas legjislacionit në fuqi, që një kompani të kryejë aktivitetin e gurores (gërmime) nevojitet të pajiset me leje të posaçme që jepet nga institucionet e linjës nën varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe leja pasqyrohet në të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Këto të dhëna tregojnë se “Magnus” nuk e disponon një lejë të tillë.

Ndryshe nga “Magnus”, firma mëmë “GENERAL BETON”, rezulton të jetë e pajisur me leje mjedisore të thjeshtë dhe të llojit B – që përfshin të drejtën për të ushtruar aktivitetin e guroreve, referuar ligjit Nr. 10.448, datë 14.7.2011, “Për Lejet e Mjedisit”.

Të dyja kompanitë rezultojnë në shkresat e depozituara në regjistrin e bizneseve me të njëjtën seli qendrore, me vendndodhje te “Kthesa e Patosit”.

Firma mëmë e suksesshme në ‘biznesin’ e tenderave

“GENERAL BETON” rezulton të jete përfituese në dhjetëra raste të procedurave tenderuese.

Sipas të dhënave nga portali i specializuar “Open Data”, nga viti 2017 deri në 2024-ën, “GENERAL BETON” ka përfituar mbi 630 milion lekë në tendera (62 340 100 Lekë) nga qeverisja vendore.

Shumës i shtohen 6 134 340 Lekë të përfituara në një tender të fituar në bashkëpunim me një tjetër firmë nga Bashkia Roskovec për rikonstruktimin e një rruge, si dhe 8 tendera nga ndërmarrjet publike me vlerë totale 26 793 700 Lekë.

Shumë nga këto procedura mbajnë shenjën e “Flamurit të Kuq”, ç’ka tregon se risqet për korrupsion në lidhjet e këtyre kontratave kanë rrezik të lartë korrupsioni.

Etiketa: GENERAL BETONGramos Caushajgurorekryesore2MagnusPolicia e Beratittender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Shtyhet gjyqi për Dritan Dajtin, pse dështoi video-konferenca nga burgu

Dritan Dajti tjetër përpjekje për tu liruar nga qelia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës
Breaking Views

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com