GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Angli, 31 të arrestuar nga rrjeti i trafikantëve, dërgonin emigrantët përmes Dublinit

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Angli, 31 të arrestuar nga rrjeti i trafikantëve, dërgonin emigrantët përmes Dublinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet britanike kanë vendosur në pranga 31 persona, duke shkatërruar një grup që trafikonte qenie njerëzore në Angli.

Operacioni i cili zgjati tre ditë, përfshiu një grup agjencish britanike të ligj-zbatimi në Irlandën e Veriut, dhe Britani, Agjencisë së Luftës Kundër krimit, NCA, forca të ndryshme policore britanike dhe partnerë ndërkombëtarë.

Autorët e arrestuar e lehtësonin kalimin e emigrantëve për në Britaninë e Madhe përmes porteve dhe aeroporteve të Irlandës që kanë një zonë të përbashkët udhëtimi pa viza me Britaninë edhe pse nuk janë pjesë e zonës Shengen, por që emigrantët mund të hyjnë në Irlandë si vend i BE-së, në kësi rastesh me dokumente false.

Gjatë kontrolleve intensive oficerët sekuestruan 400 mijë stërlina dhe 10 dokumenta fallco në pikat e kalimeve kufitare dhe rrugë lidhëse në qytete, si Belfasti, Liverpuli, Luton apo Skocia.

Sipas disa hetimeve të kryera gjatë vitit 2023, kjo ‘skemë’ ndiqej shpesh herë edhe nga shqiptarë që kishin si destinacion final Britaninë. Ata merrnin taksi që kushtonin deri në 2,500 stërlina, që është më pak se kostoja e kalimeve me gomone.

Kjo shumë ishte përveç 300 apo 400 stërlinave të tjera për një dokument fals të blerë në Shqipëri. Mendohej që këto udhëtime kryheshin çdo ditë. Hulumtimet e gazetës britanike ‘The Telegraph’ zbuluan se shqiptarët bashkëpunonin me grupet kriminale irlandeze për ti organizuar fluturimet drejt Dublinit me dokumente false evropiane dhe më pas me taksistë irlandez që i çonin ata drejt Britanisë me tragetet që lidhnin Irlandën ose Irlandën e Veriut me portet britanike.

“Duhet të shkoni në Dublin. Ne kemi çmimin prej 2500 £ nga Dublini në Angli. Është 100 për qind i sigurt. Duhet të marrësh një ID të rreme europiane që të mund të shkosh lehtësisht në Dublin,” ka thënë një nga organizatorët e bandës, raporton gazeta britanike.

Ministrja britanike e Azilit dhe Sigurisë se Kufijve, Dame Angela Eagle, thotë se ky operacion ka qenë një sukses i madh dhe dërgon një sinjal të qartë se grupet e trafikantëve që shkelin ligjin do përballen me pasoja serioze.

Ndërkohë sipas disa statistikave të fundit ka shkuar në mbi 24 mijë vetë numri i të ardhurve këtë vit me gomone përmes La Manshit, ku 707 emigrantë kaluan vetëm ditën e shtunë.

gijotina.com/

Etiketa: dublintrafikim

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Para
Moderatorja e njohur infektohet me COVID: E pamundur të mbushesh me frymë…

Moderatorja e njohur infektohet me COVID: E pamundur të mbushesh me frymë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com