GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Omicron izolon botën, shumë vende anulojnë festimet për fundvit

09:54 - 26/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Omicron “pushton” Gjermaninë, përhapet në të gjitha rajonet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Varianti i ri i Covid, Omicron, po izolon sërish botën. Përhapja e muajve të fundit ka bërë që shumë  kryeqytete botërore të anulojnë festimet për natën e ndërrimit të viteve. Evropa është një ndër vendet që ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të të infektuarve me Covid duke bërë që shumë qytete të anulojnë edhe festimet, por kjo nuk ka lënë jashtë as SHBA.

Athina

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka bërë me dije se do të anulohen festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të planifikuara, pra nuk do të ketë fishekzjarret këtë vit që të shkëlqejnë mbi Akropol. Gjithashtu kujtojmë se nga 24 dhjetori deri më 3 janar në Greqi është bërë i detyrueshëm edhe përdorimi i maskës në çdo ambient.

Berlini

Gjermania do të vendosë kufizime të rrepta për të kufizuar përhapjen e koronavirusit nga 28 dhjetori, mes të cilave do të ndalojë edhe mitingjet në natën e Vitit të Ri.  një vendim i tillë do të bëjë që këtë fundvit të mos kemi fishekzjarrë në Berlin dhe as në vende të tjera të mbushura me njerëz, si në Mynih dhe Frankfurt.

Edinburgu

Kryeministri Nicola Sterzon, ka deklaruar se për shkak të përhapjes së Covid , do të ndalen festimet e festës së ndërrimit të viteve në Skoci.

Londra

Londra është një tjetër kryeqytet evropian që do të ndalojë festimet e planifikuara për natën e Vitit të Ri për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.

Nju Delhi

Qeveria ka njoftuar ndalimin e të gjitha festivaleve sociale, kulturore, politike dhe festivale në Nju Delhi deri vonë për shkak të rritjes së rasteve me Covid.

Parisi

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid, Parisi ka vendosur që të anulojë shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve mbi Avenue des Champs-Elysées. Kryeministri francez Jean Castex, sipas Reuters, njoftoi të premten anulimin e ngjarjeve publike, ndërsa këshilloi personat e vaksinuar të bëjnë një testim përpara natës së Vitit të Ri.

Romën

Roma është ndër qytetet që kanë vendosur të anulojnë eventet e tyre për shkak të shqetësimeve për Covid-in.

Bangkok

Kryeqyteti i Tajlandës do të mbajë festimet e tij, por do të marrë masa shtesë sigurie. Sipas Bangkok Post, lejohen vetëm ngjarjet në natyrë dhe pjesëmarrësit duhet të vaksinohen plotësisht, t’i nënshtrohen një testi të shpejtë deri në 72 orë përpara dhe të regjistrohen në një platformë të dedikuar.

Por, ndërsa disa nga kryeqytetet evropiane që kanë anuluar festimet janë Athina, Roma, Berlini dhe Londra, në vendin tonë edhe pse janë konfirmuar rastet e para me Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që natën e ndërrimit të viteve të hiqet edhe kufizimi i orës policore.

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Sherri për Donald-Bora-Beatrix, Sonila Meço tregon marrëdhënien me Bodinakun

Sherri për Donald-Bora-Beatrix, Sonila Meço tregon marrëdhënien me Bodinakun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com