GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllet hetimi për dosjen “Partizani”, avokatët e Berishës tërheqin dosjen nga SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet hetimi për dosjen “Partizani”, avokatët e Berishës tërheqin dosjen nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina.

E njëjtë avokate mbron edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe pritet të vijë sërish në SPAK në orën 12.00 për të firmosur edhe për të si dhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore.

Ndërsa në orën 09.00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14.00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Kujtojmë se më 11 shtator Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.

Kryedemokrati doli nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën. Sali Berisha qëndron në “Arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Familja Berisha kundërshton një sërë elementesh të përfshira në dosjen prej 500 faqesh, që SPAK ka përpiluar në përfundim të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 nëntor, ora 10:00 si seancë të parë për të shqyrtuar ankimin e kreut të PD-së për masën e parë të sigurisë “Detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023. Seanca do të zhvillohet mbi një bazë dokumentesh, ku Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Sali Berisha ka kërkuar shfuqizimin e masës “Detyrim paraqitje”, që u vendos fillimisht ndaj tij, të cilën e konsideron si antikushtetuese. Padia e bërë në Kushtetuese nga Sali Berisha u pranua disa ditë më parë nga kjo trupë. Argument kryesor në padinë e Sali Berishës është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.

Kujtojmë se aktualisht Sali Berisha është me masë sigurie “Arrest në shtëpi” që prej dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes. Kryetari i PD-së së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Lexo edhe:

Dosja “Partizani”, reagon Berisha: Piramidë falsifikimi, proces që erdhi pas kërkesës së Eskobar dhe Yuri Kim

Etiketa: berishadosjaKryesore1

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Para
“Ishte përmbytur krejt, këtu ka qenë det”, flasin të afërm të policit që humbi jetën me motor

“Ishte përmbytur krejt, këtu ka qenë det”, flasin të afërm të policit që humbi jetën me motor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën për një armëpushim të fuqishëm në Liban dhe mbështetje kolektive për autoritetet libaneze në...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbets10 girişJojobet