GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e vëllait trafikant të ish-ministrit/ Salianji në Apel për vendimin

13:20 - 26/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Salianji: Kurum po luan me të ardhurat e 500 familjeve në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Ervin Salianji është paraqitur në Gjykatën e Apelit në kryeqytet, që pritet të japë këtë të enjte vendimin për ligjvënësin. Në mbështetje të deputetit, në gjykatë kanë shkuar edhe kolegë të tij.

Në seancën e fundit, zhvbilluar më 20 Shtator, palët parashtruan qëndrimet e tyre, ku prokuroria kërkoi konfirmimin e dënimit me 1 vit burg për ligjvënësin, dhënë në dhjetor 2019 nga shkalla e parë. Mbrojta dhe ish-deputeti kërkuan pafajësi, duke rrëzuar me dokumente e prova akuzat e prokurorisë. Në përfundim, gjykata vendosi që seanca për vendimin të mbahet më 26 shtator, në orën 13:00.

Me mbylljen e seancës gjyqësore, deputeti Salianji bëri një rezyme të asaj ç’ka ndodhi brenda sallës së gjyqit dhe prezantoi dokumente që hedhin poshtë akuzat e prokurorisë se audio-përgjimi ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj, është i inskenuar.

“Çështja është e thjeshtë, denoncimi publik i bërë në Maj nga ime në emër të PD në orën 11 ka bërë të mundur që po të njëjtën ditë, në po të njëjtën datë, të shkojë direkt në burg në Romë Geron apo Agron Xhafaj, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike”, tha Salianji në një komunikim me gazetarët, teksa shtoi se në seancë u tha nga prokuroria dhe avokati i Albert Veliut se “se ai ka dëmtuar reputacionin e një trafikanti droge dhe se ka larguar vëllain e tij si ministër i Brendshëm”. Pikërisht kjo, sipas deputetit, është edhe arsyeja pse ndaj tij është ngritur një akuzë që nuk qëndron ligjërisht.

Ai kujtoi dhe një detaj interesant nga seanca. “E dëgjuat në seancë gjyqësore. Prokurori thotë video-regjistrim. Pra nuk kujdeset që të kuptojë që këtu nuk kemi të bëjmë fare me video. Këtu është një audio-regjistrim i bërë nga gazetari me personazhe të njohur që është Geron Xhafaj dhe Albert Veliu”.

Ligjvënësi shtoi se s’ka asnjë njohje me Albert Veliun, ndërsa theksoi se vetë përgjimet e prokurorisë treguan personi në fjalë është paguar nga zyrtarët e policisë Ardi Veliu, Albert Nushi e Andon Marko për të inskenuar ngjarjen, gjoja është ai i cili shfaqet në audio-përgjimin me Albert Veliun (Babale) dhe jo vëllai i ish-ministrit Xhafaj.

Më tej, ai zbuloi fashikujt e prokurorisë lidhur me qelizat telefonikë e që hedhin poshtë se Salianji ka takuar Alfred Alizotin, siç pretendon ky i fundit.

“Në Janar që thotë se ja kemi dhënë Ervin Salianjit të dy (Alizoti dhe Albert Veliu) janë në Vlorë apo në Fier, ndërkohë që unë jam në Tiranë”, tha Salianji.

Duke iu referuar përsëri akuzës së prokurorisë, ai përsëriti se “si ka bërë ai kallëzim pa bërë kallëzim dhe si mund të jetë kallëzim i rremë dhe ti them që ta bëjnë të rremë kur unë nuk njoh asnjë prej personave”.

Duke u ndaluar te të dhënat e qelizave telefonike, shpjegoi kjo vërteton edhe dëshmitë e gazetarit Jetmir Olldashi dhe e Albert Veliut se në 24 Tetor kanë bërë regjistrimin me Geroin Xhafën:

“Në orën 12:45 deri në orën 13:45, dëshmia e gazetarit që ka integritet dhe e personit tjetër që është ALbert Veliu që është i panjohur më parë për ne. Ndërkohë, është edh dëshmia e Fredi ALizotit që ka dalë që merr para nga Policia e Shtetit. Të tre personat ndodhet nën një anetë telefonike që përkon që të jenë të tre te lokali i Geron Xhafës”.

“Regjistrimi është i saktë”, tha Salianji.

Deputeti bëri me dije se “avokati i trafikatit të drogës Geron Xhafajt dhe i vëllait të vetë në seancë ngriti pretendime se dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e paska pasur në monitorim Gerton Xhafajt nëpërmjet Albert Veliut”.

“Pra këtu tanimë jo vetëm unë, jo vetëm PD, por edhe Prokuroria e Kirmeve të Rënda e paska pasur në monitorim , e tha ai vetë. Jo vetëm kjo, por edhe Shërbimi Informativ Shtetëror e paska pasur në monitorim për trafik ndërkombëtar droge dhe sipas tyre të gjithë institucionet bëjnë komplot kundër tyre përfshirë dhe opozita dhe vetëm këta janë në rregull”, shtoi ai.

Salianji sfidoi akuzën të nxjerrë një provë të pretendimeve se ai ka njohje me Albert Veliun, apo ka paguar 200 mijë euro, siç deklaron ky i fundit.

Deputeti u shpreh se ekziston një tjetër falsifikim në çështjen ndaj tij.

“Për ta quajtur këtë proces që nuk ka kallëzim –dhe ju e keni ndjekur se si SPAK në rast të ngjashëm thotë se kur nuk ka kallëzim dhe nuk ka veprimtari aktive nga funksionari, s’mund të hetohesh për kallëzim të rremë, kanë futur një vendim të gjykatës së shkallëz së parë në mënyrë të falsifikuar dhe të fshehtë. Gjyqtari që e ka futur është Artan Gjermani, person i kallëzuar prej nesh. Person që del në përgjimet e prokurorisë së Torinos si shërbëtor Enver Dordollakut dhe Aldo Bares në bandën e Lushnjes. Individ që dha dorëheqjen nga vetingu për shkak të mospërballjes nga këto akuza”.

Ervin Salianji paralajmëroi edhe kallëzim në SPAK për çështjen.

“Do të depozitojmë kallëzim në SPAK për këtë çështje, për gjyqtarin e kësaj çështjeje, për Fatmir Xhafajn, sepse vëllai i vet është dënuar për trafik droge dhe ai nuk po hetohet për pasurinë nga ligji antimafia. Ky proces është mbajtur zvarrë, sepse kështu kanë dashur. Edhe sot duhet të ishte marrë vendim”, tha ai.

Një ditë më parë, Salianji publikoi edhe përgjimet e administruar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, mes Alfred Alizotit dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Fierit. Duke komentuar përgjimet, Salianji tha se Alizoti ka marrë para prej tyre për tu bërë kurbani i mashtrimit në dosjen në ngarkim të vëllait të Fatmir Xhafajt.

“Ka dhjetëra komunikime të tjera mes drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtuesve të policisë së shtetit, dhe ish prokurorit të çështjes, Gentian Osmanit, kur në të gjitha raste vendosen për të marrë para, kohën kur do të bëhej arrestimi fals, ku Alfred Alizoti të bënte burg në këmbim të parave. Datën në të cilën drejtuesi i policisë së Fierit, i thotë që shefi i madh është jashtë shtetit, përkon me datën kur Fatmir Xhafaj ishte në Kroaci. Pra gjithçka është vendosur, e gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërë, është paraqitur në gjykatë vetëm që të shmanget nga dënimi i ri, vëllai i ministrit të brendshëm të kohës, përveç kësaj, gjyqtari që është i përfshirë në çështje, i cili është tërhequr në gjykime të tjera të mëparshme, për shkak se “njihte avokatin tim”, më pas i ka ikur konflikti i interesit dhe ka marrë përsipër të bërë diçka të pamendushme që nuk është në funksion të ligjit”, shtoi Salianji.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/09/Babalja-Salianji-publikon-pergjimet-e-reja.mp4
Etiketa: Ervin SalianjiGjykata e Apelit

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
Në fushë edhe disa lojtarë shqiptarë, ja sfidat e sotme të Europa League

Në fushë edhe disa lojtarë shqiptarë, ja sfidat e sotme të Europa League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com