GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i jep pa garë 2.4 MLN euro Pjetër Nikollit për asfaltin elektoral në Farkë

13:35 - 27/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjet donte të strehonte afrikanët, tani Albert Malaj bën pazar me Arbër Abazin për 340 milionë lekët e shtëpive të romëve

Vjet donte të strehonte afrikanët, tani Albert Malaj bën pazar me Arbër Abazin për 340 milionë lekët e shtëpive të romëve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj i merr paratë e buxhetit të vitit 2026 të Bashkisë Tiranë dhe i përdor për projektet elektorale para zgjedhjeve të vitit 2025. Kjo është ajo që duket dhe justifikohet politikisht, sepse vendimmarrja në këshillin bashkiak varet nga vetëm nga votat e PS-së. Me këtë logjikë është pranuar financimi i ‘Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në njësinë Administrative nr.5 + 13+ Farkë’. Ndërsa fati i fondit limit prej 2.4 milionë eurosh varet vetëm nga Lali Eri. Dhe kryetari e ka paracaktuar se kujt do t’i shkojnë paratë qysh në nisje të tenderit.

Në këtë projekt bëhet fjalë për shtrimin e disa rrugicave në Farkë dhe zonën afër saj. Sikur shihet nga fotot, një pjesë e rrugicave janë fare të amortizuara, ndërsa të tjerat që janë në Farkë, janë shtruar më parë, por është bërë punë shkel e shko, pasi gjatë dimrit janë të rrëshqitshme për automjetet.

 

 

Ajo që ka rëndësi elektorale është që nga këto 2.4 milionë euro një pjesë e këtyre rrugicave të shtrohet me asfalt, diferenca ushqen korrupsionin.

Prandaj ky tender nuk është zhvilluar sipas rregullave, por sipas planit të kryebashkiakut. Kështu, paraqitja e 15 ofertave për këtë tender ishte thjesht për të justifikuar pjesëmarrjen në tenderin fasadë. 14 prej kompanive u skualifikuan që në fazën e parë duke mos iu dhënë asnjë mundësi për konkurrim. Për 5 prej tyre është dhënë argumenti i skualifikimit se kanë “mungesë dokumentacionesh”, ndërsa 9 oferta të tjera janë përjashtuar pa asnjë sqarim, të paktën arsyet nuk janë bërë publike në formularin e shpalljes së fituesit paraprak.

Duke fshirë nga gara 14 oferta të vlefshme, Veliaj shpëtoi nga konkurrenca firmën “Kthella” SHPK, në pronësi të Pjetër Nikollit, që e kishte piketuar si fituese të këtij projekti gjigand. Kështu Nikolli, siç është mësuar tashmë,   e mori tenderin pa garë. Prokurimi u përmbyll më datë 20 gusht 2024, por për 1 muaj fituesi është mbajtur larg syve të publikut, ndoshta për të fshehur shkeljet e bëra.

Open Data Albania i ka ngritur tenderit “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në përshkrimin e vlerësimit konstatohet “skualifikim i të gjithë konkurrentëve, përveç fituesit”.

Ndërkohë, firma është e mbingarkuar me tendera nga zyrtarët e korruptuar, “Kthella” është e zënë me një projekt tjetër publik dhe nuk ka kapacitet të kryejë dy punë voluminoze në të njëjtën kohë. Kujtojmë se një muaj më parë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka besuar kësaj kompanie tenderin prej 1.8 milionë euro me objekt: “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet – Bizë, Tiranë”.

Ky tender ishte me shkelje dhe u pezullua një farë kohe nga KPP pas denoncimeve të firmave pjesëmarrëse.

Nga ana tjetër duam të prekim edhe një shkelje të rëndë të bërë gjatë tenderit të Veliajt në favor të kompanisë KTHELLA. Oferta e kësaj kompanie prej 154,643,880.29 lekë, në bazë të ligjit mbi prokurimet është “anomalisht e ulët”, sepse rezulton 25% më e ulët se fondi limit prej 2.4 milionë euro. Në këto kushte, oferta e kompanisë KTHELLA duhej skualifikuar.

Kujtojmë se kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është thirrur në SPAK në lidhje me korrupsionin me tenderat deh dhënien e koncesionit për inceneratorin e Tiranës.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimaferaFarkekarton i kuqKthellalagjeopen data labaniapjeter nikollared flagrrugicashkleje ligjitender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Në kërkim për dhunë në familje, dy të arrestuar në Tiranë

Nëna kërkon ndihmë për vajzën: Është larguar nga shtëpia, nuk kam kontakte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com