GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako e “djeg” tenderin e druve me Gjergj Buçajn, e krediton çdo vit me 400 milionë lekë    

13:15 - 28/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako e “djeg” tenderin e radhës me dru zjarri

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako e “djeg” tenderin e radhës me dru zjarri

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako e “djeg” tenderin e radhës me dru zjarri! Drutë i merr me dyfishin çmimit në treg dhe lekët ia xhiron një klienti të vjetër, të cilit i jep çdo vit pa garë tenderin për kopshtet dhe shkollat. Kompania llogaritet të fitojë 200 deri në 250 milionë lekë të pastra me kontratën që i ka dhënë kryetarja. Se si bëhen kaq shumë para, ua shpjegojmë hap pas hapi më poshtë.

Bashkia Durrës ka zhvilluar një tender me objekt ‘Blerje dru zjarri e pellet për QEA’. Sipas të dhënave të dokumentit do të blihen 1 416 metër stere dru, që është përafërsisht po në të njëjtën vlerë e kthyer në metër kub, për t’u përdorur për ngrohje në disa kopshte dhe shkolla të fshatrave në Durrës.

Do të blihen saktësisht 1,416 metër kub dru ahu ose dushku dhe 286 080 kilogramë pellet. Kryetarja Sako ka vënë në dispozicion 366 milionë lekë për t’u djegur në soba sipas një grafiku të caktuar të shkollave, kopshteve dhe çerdheve që përdorin këtë lëndë djegëse. Megjithatë vlera e kontratës është më e lartë sepse nuk është shtuar TVSH.

Ku i blen drutë furnitori i Sakos?

Sipas përllogaritjeve të thjeshta bazuar në çmimet e tregut dhe  dhe sasinë që do të furnizohet, duket se fondi limit është fryrë për të kënaqur përfituesin e tenderit.

Sipas çmimit aktual në treg 1 metër kub dru ka çmim nga 6.5 mijë lekë deri në 7.5  mijë lekë. Ne po marrim në konsideratë vlerën më të lartë në treg (edhe pse AK duhet të synojë të gjejë vlerën më të ulët për të reduktuar shpenzimet. Duke e llogaritur blerjen e 1,416 metër kub dru me çmim 7.5 mijë lekë (përfshirë TVSH) rezulton se do të nevojiten afro 10.7 milionë lekë.

Ndërsa çmimi lëndës djegëse pellet në treg është një thes 15 kg për 1000 lekë, ose 1 kg shitet afro 70 lekë (përfshirë TVSH). Nga tabela e specifikimeve teknike mësojmë se sasia totale e pëllet që do të furnizohet është 296 080 kg. Me çmimin e tregut me pakicë kjo sasi mund të blihet me afro 2 milionë lekë të reja. Në total për dru zjarri dhe pellet sipas çmimeve të tregut drutë e zjarrit nuk kushtojnë më shumë se 13 milionë lekë (të reja). Pra, vlera e tregut është shumë poshtë shifrës prej 36.6 milionë lekësh që ka vendosur të shpenzojë Sako për këtë qëllim. Kjo do të thotë se janë përllogaritur 230 milionë lekë më tepër se sa kushton malli. A ka ndonjë pjesë Sako këtu?

Tenderi me “Flamur të Kuq”

Pasi e ka nisur me manipulim duke caktuar këtë fond limit jashtë nevojave të institucionit, kryetarja vazhdon edhe më tej! Për ta çuar fondin në duart e klientit të vjetër, Sako ka eliminuar konkurrencën gjatë procedurës së prokurimit. Në fakt, komisioni i kryetares nuk lejoi fare që të zhvillohej një garë, edhe pse aplikuan 3 konkurrentë në këtë projekt.

Tenderi është fiktiv dhe duket nga veprimi i njërës pjesëmarrëse në këtë procedurë. Roveno Salaj nuk paraqiti ofertë. Ndërkohë, PISHA shpk dhe Gjergj Buça kanë propozuar një ofertë të barabartë me fondin limit. Duket sikur të dy pjesëmarrësit janë në marrëveshje të heshtur me njëri tjetrin. Megjithatë, komisioni e ka skualifikuar që në fazën e parë edhe kompaninë “Pisha” për “mungesë dokumentacionesh”.

Kështu mbeti e vlefshme vetëm oferta e personit fizik “Gjergj Buça”. Pavarësisht se në këto situata ligji kërkon që të anulohet procedura, Sako ka vazhduar planin e saj duke shpallur fitues pa garë personin fizik Gjergj Buça.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit Flamurin e Kuq, që është shenja e riskut të korrupsionit. Ky është rast urgjent që duhet të ndërhyjnë instancat monitoruese, Agjencia e Prokurimeve Publike, por edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Fondi limit rritet me 200 milionë lekë për 1 vit

Nuk është hera e parë që Bashkia Durrës ia jep tenderin pa garë këtij personi. Kështu vitin e kaluar, më 8 maj 2023, Gjergj Buça mori tenderin e furnizimit me dru nga Bashka Durrës me vlerë 399 milionë lekë, pa garë (me Flamur të kuq). Ndërsa më 22 gusht 2022, në tenderin me vetëm një pjesëmarrës, Gjergj Buça ka marrë fondin 20 827 859,00 lekë. Kjo vlerë, siç mund ta shihni në dokumentin më poshtë, është afërsisht për  të njëjtin preventiv si dy vitet pasuese.

Pra, brenda vitit, bashkia Durrës ka rritur fondin limit me afro 200 milionë lekë! Duke pasur parasysh se çmimet e lëndëve djegëse në vitin 2022 patën kulmin e ngritjes nga efekti i luftës në Ukrainë, pritej të paktën ulje e fondit në vitet më pas. Por ka ndodhur dyfishim i fondit limit! Ky është një përvetësim i buxhetit të shtetit dhe shpërdorim i detyrës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimdruSakotendervjedhej

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Në shtator PD nis betejën në sheshe”, Dervishi: Ja pse Berisha e quajti Ramën armik

Berisha rikujton: Si më sulmoi egërsisht Rama kur denoncova vëllazërinë e drogës Xhafa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com