GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Duke bërë “shqiponjën”, rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Duke bërë “shqiponjën”, rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak të arratisjes dhe procesit gjyqësor në Shqipëri, është shfaqur ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-kryeprokurori ka zhvilluar një takim me Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar. Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Facebook foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar.

“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.

Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023. Por, mbi këtë çështje SPAK ka deklaruar në mars 2023 se procesi i ekstradimit është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani. Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.

Etiketa: Adriatik Llalla

Lajme të lidhura

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë
Aktualitet

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën
Aktualitet

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Para
Tentoi të vriste një person, ekstradohet nga Gjermania 68-vjeçari

Kanosi një shtetase që t’i dërgonte foto intime, ekstradohet nga Italia i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26

Dhjetëra banorë të Patosit janë mbledhur sot përpara godinës së Bashkisë, duke protestuar kundër reformës së re administrative dhe propozimit...

Lexo më shumë
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com