GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dënimi i Salianjit/ Baçi: Duan të zhbëjnë opozitën, PD duhet të marrë vendime ekstreme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënimi i Salianjit/ Baçi: Duan të zhbëjnë opozitën, PD duhet të marrë vendime ekstreme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Luan Baçi shprehet se opozita është e vonuar ndaj reagimeve për burgosjet dhe përndjekjet përmes gjyqeve politike ndaj drejtuesit dhe deputetëve të opozitës.

 

Baçi tha për syritv se mazhoranca dhe parlamenti është toleruar nga opozita për hir të detyrimeve që këta të fundit kanë ndaj qytetarëve.

 

Sipas Baçit, opozita duhet të kishte reaguar fuqishëm dhe të kishte përshkallëzuar qëndrimin e saj, që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha në dhjetor të vitit të kaluar.

Baçi ishte më kritik dhe i prerë në qëndrimin e tij, sa i përket arrestimit poltik siç e cilësoi ai, të kolegut të tij demokrat Ervin Salianji, për kallëzim të rremë, kur në fakt ai ka bërë denoncim publik.

Kemi toleruar dhe jemi ulur në karriget tona për hir të detyrimeve ndaj qytetarëve. Kjo mazhorancë e merr për dobësi, s’do të jetë gjë e re që opozita me parlamentin s’duhet të jetë në një marrëdhënie siç ka qenë më parë. Arrestimi i Salianjit, zëri më më i fortë denoncues, arrestimi pa logjikë juridike dhe pa pasur akuzë, po banale, dënohet e gjykohet për kallëzim të rremë që s’gjendet në Kodin e Pr. Penale. Arrestim politik, goditje e radhës që i bëhet opozitës.

 

Të hënën në seancën e parlamentit, Grupi Parlamentar do mblidhet dy orë përpara se çfarë marrëdhëniesh do kemi me parlamentin. Kanë një mendim që marrëdhënie normale s’duhet të ketë më, s’mund të vazhdohet më kështu.

 

Kur arrihet deri te deputeti që ka imunitet për përgjegjësin e fjalës, çfarë mund të presim për drejtuesit e tjerë të PD. Ne duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë këtij pushteti. Mjaft është mjaft, jemi goditur në mënyrë të pabesë, na detyruan të futemi në zgjedhjet lokale pa emrin e kryetarit dhe mbijetuam e morëm rreth 600 mijë vota. Triumfuam me vulën e siglën, nisën me goditje të njëpasnjëshmë. Revolta jonë duhet të kishte ndodhur në dhjetor 2023, s’ditëm ta ngrinim opozitën në mënyrën e duhur. Arrestimi i Berishës, ishte goditja më e fortë e PD.

Në SPAK kishin ankth para arrestimit të Sali Berishës, kur panë që ne s’reaguam, atëherë këta thanë që s’ka çfarë ndodh më edhe mund t’i arrestojmë të gjithë. Ne s’duhet të kishim komplekse, protesta jonë duhet të ishte edhe para SPAK. Nëse ky reagim, ky kompleks s’duhet ta kishim në atë kohë, s’do kishim ardhur në këtë realitet ku u arrestua deputeti Salianji. Të gjithë demokratët duhet të ishin në këmbë në dhjetor 2023. I kisha gjithë kundër ku thashë që duhet të ngrihemi. Një pjesë me arsye të ndryshme, iu shmang kësaj gjëje për arrestimin e Berishës, tashmë që goditet një deputet mendojnë se do goditen me radhe, edhe deputetët e tjerë të opozitës. Eshtë nën hetim politik edhe Ilir Meta, Fatmir Mediu, nën presion politik, proces gjyqësor absurd dhe i gjykuar disa herë. Është goditje ndaj opozitës.

 

Sot që u godit Salianji, secili shikon veten e tij që mund të ishte goditur. Mazhoranca e ka si taktikë që të presionojnë opozitën për të mos denoncuar. Grupi Parlamentar duhet të reagojë fuqishëm, jo me fjalë por me vendime ekstreme për t’iu përgjigjur kësaj situate ekstreme dhe jo e zakonshme. Duan të zhbëjnë opozitën, Berisha vijon të jetë i arrestuar politikisht. S’kam shpresë se ajo gjykatë që në bashkëpunim me SPAK, e kanë bërë vendimin gati për ta drenuar Berishën. SPAK madje e ka sbërë vetë gati dënimin, gjykata vetëm do e thotë.”– tha Baçi.

 

Lajme të lidhura

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit
Breaking Views

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26
I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh
Aktualitet

I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

12:54 - 11/10/26
Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)
Aktualitet

Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

12:48 - 11/10/26
Para
Berisha “sinjalizon” demokratët për sulm: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

Berisha “sinjalizon” demokratët për sulm: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit
Breaking Views

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26

Profesori Lush Susaj, i ftuar në studion e emisionit “News24 Fundjavë”, ka mbajtur një qëndrim të prerë mbi valën e...

Lexo më shumë
I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

12:54 - 11/10/26
Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

12:48 - 11/10/26
Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur

Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur

12:09 - 11/10/26
Neuer bën gafën e vitit, Bayern nuk shkon përtej barazimit në Augsburg

Neuer bën gafën e vitit, Bayern nuk shkon përtej barazimit në Augsburg

11:52 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com