GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha “sinjalizon” demokratët për sulm: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

19:50 - 29/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha “sinjalizon” demokratët për sulm: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD mblodhi sot Këshillin Kombëtar, ndërsa kryedemokrati mori pjesë përmes videokonferencës. Berisha deklaroi se në përgjigje të “deklaratave të luftës” nga ana e qeverisë, me rastin më të fundit, arrestimin e Ervin Salianjit, demokratët duhet të sulmojnë duke përdorur gjithë mjetet e mosbindjes civile.

Berisha u ka kërkuar të tijve të bëhen gati për “luftë” dhe rezistencë deri në qeveri teknike.

“Thirrje në radhë të parë opozitës, demokratëve, burgosja e Salianjit ishte deklarata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh, por ne jemi të vërtetë.

Rama na ka bërë disa deklarata lufte deri më sot, vjedhja e flamurit tre vite më parë, burgosja e liderit të opozitës, se e dinte që s’do fitonte zgjedhje të tjera…

Çdo demokrat ta ketë të qartë se shqiptarët pas këtyre nuk na duan të qëndrojmë në mbrojtje se pas të gjitha këtyre, presin nga ne sulm dhe vetëm sulm.

Revolta jonë, sulmi ynë, duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për ta na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj burgosja e Salianjit duhet të jetë për çdo demokrat, çdo qëndrim në mbrojtje është fitore për Ramën, ndaj dhe ne do kalojmë në sulm.

Rama ka instrumente për të na burgosur, por ne kemi instrumente që me guximin tonë, e paralizojmë anëekënd vendit këtë qeveri armike të të drejtave, dinjitetit.

Sot koha të përdorim këto instrumente, të hidhemi në sulm me mjetet e mosbindjes civile, rezistencë pa kthim deri në fitore, por presim udhëheqjen dhe mobilizimin tuaj.

Ndaj kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 6 tetor, o sot o kurrë, të paralizohet qeveria deri në qeveri teknike. Është radha jonë dhe ne do i qëndrojmë”, tha ai.

 

Lajme të lidhura

Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

13:04 - 02/02/26
Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë
Aktualitet

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë

12:26 - 02/02/26
Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat
Aktualitet

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat

12:18 - 02/02/26
Para
Çfarë po ndodh?! Një grup deputetësh të PD-së i shkojnë në shtëpi Sali Berishës

Protesta e 7 tetorit/ Porositë e Nokës për krerët e degëve dhe deputetët e PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

13:04 - 02/02/26

Një situatë e tensionuar e me debate është shënuar në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj....

Lexo më shumë
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi mer vendimin

12:52 - 02/02/26
Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë

12:26 - 02/02/26
Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat

12:18 - 02/02/26
GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë Tropojë – Hetimet

Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij

12:04 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com