GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkohet burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, nuk deklaroi pasurinë

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkohet burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, nuk deklaroi pasurinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë vjet prej shkarkimit nga detyra e gjyqtarit kushtetues, SPAK kërkoi që gjykata antikorrupsion ta shpallë fajtor Fatos Lulon. Si një nga ish-funksionarët e drejtësisë i hetuar për fshehje të pasurisë, kryer në formën e deklarimit të rremë, Lulo rrezikon jo vetëm dënimin penal, por edhe sekuestrimin e një pasurie të pajustifikuar.

Gjatë pretencës, prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu i kërkoi  gjykatës që ta dënojë ish-funksionarin me një vit burg, i cili duhet konvertuar në shërbim prove për dy vjet.

Nga ekspertizat financiare të prokurorisë së posaçme që kundërshtohen prej ish-gjyqtarit kushtetues, ka dyshime se ai nuk justifikon një pasuri në kryeqytet që përdoret për njësi shërbimi.

Por ish-gjyqtari kushtetues ka këmbëngulur gjatë gjykimit se nuk janë llogaritur siç duhet të ardhurat e tij nga paga, për vitet kur ai ka qenë i angazhuar si avokat dhe ekspert. Këto pretendime janë shtruar prej ish gjyqtarit të kushtetueses edhe gjatë vettingut, që i kaloi në sitë jo vetëm të ardhurat e tij por edhe të familjarëve. Ndërkohë më herët gjykata ka dënuar ish-kryetarin e gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja për të njëjtën akuzë, atë të mos deklarimit të një apartamenti në Durrës, ndërsa ka shpallur pretencën edhe për ish-gjyqtarin e lartë Guxim Zenelaj.  Nga 266 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë prej vettingut, vetëm fare pak prej tyre janë marrë nën përgjegjësi penale, pasi rivlerësimi i trefishtë konsiderohet si një proces administrativ.

Deri në përfundimin e vettingut në dhjetor të këtij viti presin ende kontrollin edhe 12 të tjerë, ndërkohë që verifikimi i të ankimuarve do të  vijojë të shqyrtohet në KPA, ku do të ketë rol në kolegje sipas ligjit edhe kryeprokurori i SPAK.

gijotina.com/   

Etiketa: Fatos Lulo

Lajme të lidhura

Publikuan fotot e arrestimit të Ergys Agasit brenda ambienteve të policisë, pezullohen dy efektivë
Aktualitet

Publikuan fotot e arrestimit të Ergys Agasit brenda ambienteve të policisë, pezullohen dy efektivë

13:21 - 28/08/26
Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore
Aktualitet

5 vjeçari bie nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

13:00 - 28/08/26
Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët: Ikën me lotari për një jetë më të mirë
Aktualitet

Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët: Ikën me lotari për një jetë më të mirë

12:53 - 28/08/26
Para
“Përballje ballore në 7 tetor”/ Kreu i PL: Ilir Meta nuk çon deputetë sufllaqesh në Parlament!

"Përballje ballore në 7 tetor"/ Kreu i PL: Ilir Meta nuk çon deputetë sufllaqesh në Parlament!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikuan fotot e arrestimit të Ergys Agasit brenda ambienteve të policisë, pezullohen dy efektivë
Aktualitet

Publikuan fotot e arrestimit të Ergys Agasit brenda ambienteve të policisë, pezullohen dy efektivë

13:21 - 28/08/26

Nxjerja në publik dhe media, të disa fotove të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut, teksa ata qëndronin të arrestuar në...

Lexo më shumë
Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore

5 vjeçari bie nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

13:00 - 28/08/26
Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët: Ikën me lotari për një jetë më të mirë

Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët: Ikën me lotari për një jetë më të mirë

12:53 - 28/08/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

Rama tmerrohet nga protestuesit! Ndryshon vendin e takimit me ministrat, ja ku do të mbahet

12:34 - 28/08/26
Denoncimi i 80-vjeçarit nga Delvinë: Më kërkuan dy hyrje për të më legalizuar godinën

Denoncimi i 80-vjeçarit nga Delvinë: Më kërkuan dy hyrje për të më legalizuar godinën

12:07 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com