GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati shtrin duart edhe në Delvinë, Besmir Veli i dhuron pa garë kontratën 42 milionë lekë

13:58 - 02/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kastrati shtrin duart edhe në Delvinë, Besmir Veli i dhuron pa garë kontratën 42 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefqet Kastrati nuk mjaftohet me koncesionet e mëdha që merr nga Qeveria, por i ka shtrirë duart edhe në shumicën e bashkive. Shënjestra këtë herë ishte Bashkia Delvinë, e cila i ka dhënë 42 milionë (me TVSH) nga lekët e qytetarëve për blerje karburanti.

Kryetari i Bashkisë, Besmir Veli ka zhvilluar në shtator 2024 tenderin me objekt ‘Blerje karburanti diesel për ndihmë të Bashkisë Delvinë’. Sigurisht që kjo naftë duhet për makinën e Velit dhe punonjësve të tjerë, që i përdorin mjetet më shumë për vete se sa për punët e bashkisë.

Më 4 gusht Veli hapi garën dhe e ka mbyllur më datë 17 shtator, kur është mbajtur procedura e tenderit.

Nuk është lodhur shumë komisioni i Bashkisë për të ndjekur procedurat, pasi në fazën e mbylljes nuk u mbajt asnjë garë. Kjo për shkak se vetëm Kastrati ka dorëzuar një ofertë me vlerë 42 milionë lekë, sa 100% e fondit limit.

Me pranimin e kësaj oferte të shtrenjtë Veli ka bërë shkeljen e parë, pasi ligji kërkon që ofertat të jenë të paktë 25% më poshtë vlerës se fondi limit. Epo kryebashkiakut të Delvinës rrallë i qëllon t’i bëjë nder oligarkut Kastrati! Prandaj ai ka vazhduar me procedurat, edhe pse ligji kërkon që në rast se nuk dorëzohen oferta të përshtatshme, tenderi duhet të anulohet.

 

Menjëherë i është firmosur kontrata kompanisë së Shefqet Kastratit, e cila në fakt dukshëm ka qenë porositëse e këtij tenderi!

Kontratat është bërë publike më 26 shtator 2024 dhe menjëherë Open Data Albania e ka vlerësuar me ‘Flamur të kuq’ për mungesë konkurrence. Kujtojmë se flamuri përdoret nga monitoruesi si shenjë për të treguar riskun e korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimDelvineKastratinaftered flag

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Dyshohet se abuzoi seksualisht me motrën, arrestohet 36-vjeçari në Gramsh

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 48-vjeçari në Morinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com