GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Arrestimi i Salianjit dhe protesta e 7 tetorit/ Alizoti: U dënua dikush që s’ka pasur asnjëherë pushtet! Opozita të radikalizohet…

19:06 - 05/10/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Salianjit dhe protesta e 7 tetorit/ Alizoti: U dënua dikush që s’ka pasur asnjëherë pushtet! Opozita të radikalizohet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka folur për protestën e thirrur nga opozita më datë 7 tetor në Tiranë dhe thotë se shqiptarët duhet të bëjnë atë që bëjnë berlinezët apo parisienët kur dalin e protestojnë sa herë mendojnë se iu shkelen të drejtat.

Në News24, Alizoti tha se Kuvendi i përket qytetarëve që me votat e tyre çojnë deputetët në sallën e Parlamentit, ndërsa u shpreh kritik për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare.

 “Kush ua jep të drejtën këtyre të përjashtojnë deputetët deri në dy muaj? Ne merremi me estetikën, kur këtu nuk funksionon asgjë. Këtu kanë hallin e estetikës, e gjërave banale, në një kohë kur këtu kemi autokraci. Mua më shqetëson se si do të shkojë kombi shqiptar, jo këto gjërat estetike me sherre në Kuvend, që i kemi parë në plot vende. PD nuk e ka zgjedhur asnjëherë radikalizimin, ka folur, por nuk ka qenë radikale. Ku e merr kurajon që përjashton deputetët e opozitës, si mund të përjashtohen 24 deputetë, janë mijëra vota që këta deputetë përfaqësojnë”, tha Alizoti”, tha Alizoti.

Ndër të tjera, duke folur për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, Alizoti tha se u dënua një demokrat, që nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet. Ai theksoi se opozita duhet të radikalizohet në qëndrimet e saj, pasi sipas tij, po sfidohet dhe duhet të sfidojë Qeverinë.

“Kemi liderin e opozitës që qëndron në arrest prej 1 viti, ndërkohë që dënohet një tjetër demokrat, që nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet. Pse nuk ndodh kjo në asnjë vend tjetër të Europës Lindore? Bëjeni këto në vendet e tjera, si thonë këta si mund të digjni këtu është djegur e ardhmja. E mbani mend atë këngën “Ju hëngsha zemrën” me të cilën bëri fushatën Edi Rama? Pse kjo është ajo që kanë nevojë shqiptarët.

Në një vend ku vrasësit me pagesë janë rrugëve, në një vend ku i pari i Bashkisë akuzohet për miliona pa fund, në një vend ku vidhet me PPP e tendera, ku ish-zv.Kryeministri flet për bëmat e këtij Kryeministri, jepet një dënim i papranueshëm për një djalë opozitar që s’ka bërë kurrë një tender. Opozita duhet të radikalizohet në qëndrimet e saj, opozita po sfidohet dhe duhet të sfidojë Qeverinë”, tha Alizoti.

Demokrati tha se demokracia në vend jeton nga njerëzit që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Demokracia jeton nga njerëzit që dalin në rrugë, do thyhen edhe xhama. Demokracia ruhet nga këta njerëz që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Vetëm në diktatura njerëzit nuk dalin dhe nuk kërkojnë të drejtat e tyre. Parlamenti është jo funksional. Opozita ka të drejtën e saj të radikalizimit dhe të drejtën e shprehjes së saj. Shumë parlamente, përfshi edhe në ato të vendeve nordike, kemi përplasje”, tha Alizoti.

Deputeti demokrat Tomor Alizoti tha se sot kemi një situatë shumë më të keqe se ajo e 2011, kohë kur u mbajt edhe protesta e 21 janarit.

“Kur flasim për politikën, flasim për të gjithë kompenentët, që janë shumë më keq sot dhe shumë më të rrezikshme sot se sa ishin në 2011. Kemi përballë një Kryeministër që ka 3 mandate në karrige, që nuk prodhon më asnjë politikë, që janë prishur balancat”, tha Alizoti.

Lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Alizoti tha se policia i shërben pushtetit, i ka shërbyer gjithmonë.

“Policia nuk ka ardhur asnjëherë në incidente zgjedhore kur është thirrur nga opozita. Mendoj se ky kryepolici i ri është një njeri besnik i pushtetit. Zakonisht drejtorët e policisë emërohen edhe ata që janë të kapur edhe për lidhje me krimin”, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Tomor Alizoti

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Përmbytja e Vlorës/ Mundin e një jete e mori uji! Kaluam natën jashtë, bashkia e policia nuk u përgjigjën

Përmbytja e Vlorës/ Mundin e një jete e mori uji! Kaluam natën jashtë, bashkia e policia nuk u përgjigjën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com