GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Partizani mund Bylisin me një gol, trajneri serb i pakënaqur

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani mund Bylisin me një gol, trajneri serb i pakënaqur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të vlefshme për elitën e futbollit shqiptar. Pas 3 barazimeve radhazi, Partizani mori 3 pikë në kampionat, teksa mposhti minimalisht 1-0 Bylisin. Në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave” vendosi një gol i Prekës, i realizuar në minutën e 71-të. Me këtë rezultat, të kuqtë janë në krye të klasifikimit me 15 pikë teksa në ndeshjen e radhës sfidojnë Elbasanin. Në krahun tjetër, ballshiotët e shohin veten në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë. Për të besuarit e Nevil Dedes, sfida e radhës është ndaj Skënderbeut.

Duke analizuar ndeshjen trajneri i Partizanit u shfaq i pakënaqur me të tijtë.

“Falenderoj lojtarët dhe tifozët fillimisht. Kundërshtari tregoi dëshirë dhe luajti një lojë cilësore dhe i përgëzoj për këtë. Pjesën e parë patëm 3-4 raste, lojtarët ishin jashtëzakonisht të motivuar. Nuk gjetëm ekuilibrin mes motivimit dhe balancën. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk i shënuam gjithë ato raste. Mund ta mbyllnim që në pjesën e parë.

Në të dytën patëm momente të vështira për ne. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur, por vazhdojmë me një ecuri pozitive. E rëndësishmë për vetëbesimin.

Në 6 ndeshjet e fundit kemi pranuar vetëm 3 gola dhe këto kanë ardhur 2 me Dinamon dhe ai me Laçin. Mundohemi të punojmë në të gjitha fazat e lojës”, tha Veselinovic.

Egnatia ia del në Korçë ndaj Skënderbeut. Kampionët në fuqi i falen golit të Vuthaj, i shënuar në minutën e 64-të.  Me këtë sukses 0-1, rrogozhinasit pozicionohen në vendin e dytë, duke mbetur një skuadër pretendente për të fituar titullin. Korçarët kanë shumë punë përpara këtë sezon, aktualisht renditen në vendin e tetë me 7 pikë.

Të dielën luhen ndeshje të tjera të Superiores, si Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.

gijotina.com/

Etiketa: Partizani

Lajme të lidhura

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur
Moti

Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

08:15 - 11/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

07:50 - 11/10/26
Para
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me atentatin me shpërthim mbrëmjen e kaluar në qytet, ku viktimë mbeti...

Lexo më shumë
Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

08:15 - 11/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

07:50 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26
Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com