GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal në Vlorë/ Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?!

22:30 - 05/10/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal në Vlorë/ Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga “Albano dhe Romina” në Vlorë, mbushet nga uji sa herë ka reshje shiu. Të premten e 4 tetorit, situata ishte më kritike nga çdo rast. Reshjet e shiu siç autoritetet njoftuan vërshuan në pak orë me intensitetin e një muaji.

“Dje kanë ardhur 180 mm shi, sa për 1 muaj, gjithë këto prurje reshjesh erdhën për 3 orë”, tha kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Me theksin se jo vetëm rruga Albano dhe Romina, por edhe zona të tjera të Vlorës, shfaqin këtë panoramë të trishtë që përsëritet çdo here që ka prurje reshjesh më shumë se normalet, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, shpjegon disa nga shkaqet e përmbytjeve në qytetin bregdetar.

“Ka zona në Vlorë që janë nën nivelin e caktuar ka disnivel mes rrugëve, ajo pastaj krijon efektin vaskë.”

Siç duket në këto pamje zona më e prekur nga rrjedha e ujit që kanali kullues ktheu në qytet është lagjia Karabash.

Drejtuesi i politik i PS në Vlorë Bledi Çuçi teksa shfaqi pamje të autoriteteve duke u pastruar mbeturinat nga hidrovori i Vlorës, nuk dha përgjigje se kush janë përgjegjësit për mospastrimin e kolektorëve por tha se do të nisë një verifikimin për të gjetur se çfarë çedoi në Vlorë.

‘Mësimet që morëm, sidomos në zonat informale, ku ka munguar urbanizimi, kryetari i bashkisë do aprovojë ndërhyrjet, për të pastruar sidomos ato ndërtimet pa leje mbi kolektorë që janë çmenduri dhe që duhet të marrin fund përfundimisht’, thekson Çuçi.

Hidrovori ka qenë në punë me kapacitet të plotë – thotë kryebashkaiku i Vlorës, por për të mundësuar tërheqjen e sasive të mëdha të ujit, ai ngre nevojën e investimeve të reja.

“Është në kapacitet të plotë edhe Hidrovori, janë investime të vjetra, duhet parë mundësia që më vonë, të paktën nga 4 pompa, 2 t’i zëvendësojmë, 2 i kemi pak më të reja. Ato punojnë, por dihet edhe vjetërsia që kanë”, tha Dredha.

Edhe ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu u ndal te shkaqet e përmbytjeve pas mbledhjes së Emergjencave. Përpos vërshimit të madh të ujit, edhe Vengui ndalet tek hidrovori, duke thënë se nuk ka punuar në kushtet optimale. Edhe ministri ngiti nevojën për investim të ri.

“Ka shkaqe objektive, kemi një situatë ku në shumë pak orë kanë vërshuar 20 cm ujë. Ka dhe shkaqe teknike që lidhen me rrjetin infrastrukturor dhe të evakuimit të ujërave të zeza dhe bardha në nivel bashkie dhe qarku. Janë evidente nga ekipet në terren që po shohin, që nga kolektorët deri te hidrovorët e stacionet e pompimit, situata nuk ka qenë detyrimisht në kushtet optimale. Na duhet të reagojmë dhe përmirësojmë përmes investimeve në javët në vijim”, tha Vengu.

Stacionet e pompave të cilat kanë peshën kryesore të tërheqjes së ujit që kanalet e kullimit kthyen në qytet mendohet të mos kenë punuar në momentet kritike të përmbytjeve kur në gjithë Vlorën u ndërprenë dritat, të cilat mungojnë ende në disa zona.

Megjithatë, autoritetet sqaruan se stacioni stakohet sa herë ka tejmbushje dhe uji del mbi të, për të shmangur incidentet.

Kanali i ujërave të larta shkaktoi dëme

Banorët shprehen se përmbytja është e qëllimshme dhe mos pastrimi i kanalit i ujërave të lartë na shkaktoi dëme të shumta, jemi tmerruar bashkë me fëmijët thonë ata dhe askush nuk na ka ardhur pasi kërkuam ndihmë.

Vlora u përmbyt nga reshjet e djeshme si asnjëherë më parë dhe shkaku më kryesor është edhe dëmtimi i kanaleve të ujërave të larta, i cili nuk arriti të dërgoj ujin e shirave në hidrovor si pasojë e ndotjeve dhe më tej uji vërshoi në qytet.

Banorët shtojnë se ky problem është evidentuar me kohë por askush nuk ka bërë asgjë. /Report TV

Etiketa: Kryesore1permbytja e Vlorës

Lajme të lidhura

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Para
Ja çfarë rasti shpërdoron Uzuni me Granadan (VIDEO)

Ja çfarë rasti shpërdoron Uzuni me Granadan (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com