Ndonëse situata është drejt normalizimit, gjurmët e asaj që ndodhi dy ditë më parë janë ende të dukshme në Vlorë.
Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën shkak kryesor duket se kanë mospastrimin e kanaleve të ujërave të larta në qytet të cilët nga mbeturinat dhe prurjet shumta të shiut kthyen pas ujin që vërshuar kryesisht në lagjet pranë tyre.
Se kush ka përgjegjës për situatën e pa ndodhur më parë në Vlorë do të bëhen verifikime. Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite. Lagjja “Kushtrimi’ ku kalon dhe kanali është një nga lagjet më të dëmtuara.
Ata shprehen se askush nuk ka ardhur për t’i pyetur nëse janë gjallë apo vdekur dhe jo më të bëhet fjalë për dëmshpërblim.
Një grua e moshuar me lot në sy tregon se gjithçka është shkatërruar në banesën e saj.
“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë. Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur”, tha gruaja.
Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
“Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, dhe ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, tha gruaja.
Banorët e saj thonë për mediat se kanali kishte vite pa u pastruar edhe pse ata i kishin bërë thirrje disa herë bashkisë. Hera e fundit që ishte pastruar ishte 6 vite më parë.
“U pastrua para 6 vitesh me një skrep të madh zinxhir. 15 vite më parë e pastruan me goma e bënë xham. Në kohën e Lelit i prishi të gjitha e u bënë mure. Kishim kohë që u thoshim hajde pastroni e nuk vjen njeri. Shirat u përplasën skishin ku të venin. U bllokua aty. Gjithë mbeturinat prishën murin aty, shpërtheu atje (Foto) shpërtheu. Ky është kanali u ujrave që mbledh ujrat që nga pas spitalit. Atje ka qenë liqen por e kanë prishur këta miqt. E ujrat vijnë të gjithë këtu. Aty janë të bllokuara. Duhet të vijnë ta pastrojnë..” – thotë banori Agim Dinaj.
Më tej ai thotë se kanali është i papastruar në të gjithë vijën e tij, teksa tregon edhe dëmet e rënda nga përmbytja.
“Dynjanë është bërë dëm. Unë kam dyqanet poshtë janë prishur të tëra. Edhe këtu mirë që ishte plaku që mori fëmijët se do I kishte marrë uji para” – shprehet ai.
Edhe një banore, banesa e të cilës është dëmtuar shumë nga përmbytjet thtoë se familja e saj ka bërë disa kërkesa për vite të tëra duke i kërkuar autoriteteve vendore të shkonin të pastronin kanalin, por kërkesa e tyre kishte rënë në vesh të shurdhët. Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite
“Është bërë katastrofë të keqen nëna. Kam hedhur poshtë dhe po hedh poshtë’ thotë një banore tepër e tronditur nga humbjet me të cilat përballen.
Para dy ditësh këtu është bërë një katastrofë e paparë. E pallogaritur. Vetëm nga kanali. Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit. Kemi bërë kërkesa të mirëmbahet kanali. Kemi kohë që e kemi bërë. Ku nuk kemi vajtur. Kemi vajtur tek ujësjellësi, tek të gjithë kemi vajtur. Njëri thotë kështu, tjetri ashtu. Njëri do ta pastrojë. Por nuk u pastrua. S’kemi lënë institucion pa bërë kërkesë. Shtëpia më ka krisur. Brenda dhe jashtë.
Goditja e parë ka qenë këtu. Shyqyr që më hoqi burri fëmijët. Unë me gjithë djalin e nusen, jemi mbytur nëpër atë lumin e madh që kalonte nëpër Vlorë. Mezi erdhën në shtëpi të largonim fëmijët. Kemi parë llahtar.” – thotë ajo.
Discussion about this post