GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E gjeja mjeken duke luajtur në telefon”/ I vdiq foshnja, babai mes lotësh: Mos i ka rënë nga dora…

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“E gjeja mjeken duke luajtur në telefon”/ I vdiq foshnja, babai mes lotësh: Mos i ka rënë nga dora…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën në maternitetin e Vlorë më datën 4 tetor, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët, të cilëve nuk u ishte thënë në asnjë moment se foshnja kishte ndonjë anomali apo problem shëndetësor.

Pas ngjarjes, prindërit kanë bërë denoncim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë mjekja neonatologe e maternitetit, shtetasja Idajete Cane, 53 vjeçe, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mjekim i pakujdesshëm”

Në një lidhje “Skype” për “Shqipëria Live”, babai i foshnjës Neritan Halilaj, me lot në sy ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndërruar jetë për gabim të mjekëve.

Babai i foshnjës dyshon se mjekes mund t’i ketë rënë nga duart, pasi siç tregon ai, bashkëshortes së tij ia kishin sjellë vogëlushin të nxirrë.

“Lindi shumë mirë, vajta ta marr nusen dhe djalin ditën e tretë, më tha doktoresha do rrijë dhe nja dy ditë sepse po merr një mjekim djali, sepse i kishin dalë ca puçrra të kuqe si çdo fëmije. Ok e lashë, ditën e pestë erdhi doktoresha na tha gjithçka mirë, dhe i bënë vaksinën e bebit, dhe me merr nusja në telefon dhe më thotë do dalim. Marr babanë në telefon të vijë ta marrë sepse unë isha në punë dhe nuk kisha mundësi, më merr nusja prapë në telefon, djali është pajetë, është nxirë.

Kur shkoja atje dhe rrija më djalin infermierja më thoshte është shumë mirë, ndërkohë pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Nëse djali ishte i sëmurë të më thonin dhe unë do merrja masa. Ajo ka qenë punë momentale, nuk e di se çfarë ka bërë doktoresha, Idajete Cane. Askush nga spitali nuk na kanë dhënë një shpjegim. Ne do ta ndjekim rastin deri në fund. Sot kam dhënë dëshminë, do presim autopsinë e bebit. Doktoresha është në punë akoma, nuk është pezulluar akoma.

Nuses i ka rënë tre herë të fikët, pse ma lanë të futej nusja brenda kur fëmija kishte ndërruar jetë? Nëse kishte diçka djali, pse s’ma thanë? Nusja i kishte dhënë për të pirë, i kishin bërë vaksinën, nusja kishte vajtur për t’u ndërruar, ajo zonja kishte marrë bebin për ta ndërruar, nusja priste në dhomë, ‘pse s’po ma sjellin’. Kishte shkuar të dhoma dhe kishte parë të gjithë aty, i kishin thënë ka një rast urgjence, nusja kishte thënë  ‘dalë se mos është çuni im’, dhe e kishte parë aty të nxirë.

Djali im kishte një vigon në dorë, nuk e di pse e kishte. Ajo doktoresha nuk i ishte trembur syri fare. Nusen e ka gjetur pa ndjenja në tokë kunata ime. Edhe sot nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim, asnjë arsye pse fëmija im ka ndërruar jetë.

Unë nuk ia fal kurrë asaj mjeke se ajo ma ka marrë jetën e djalit, do t’i shkojë deri në fund. E di që djali im nuk ka qenë i sëmurë. Pse i mori jetën? Pse? E kanë mendjen duke luajtur me telefon? Sa herë që veja e gjeja në telefon duke luajtur në telefon e ulur në tavolinë. A u ka rënë nga dora, a nuk e di…. Në polici na pyesnin ne ‘mos i ka rënë nga dora kunatës?’, ndërkohë që kunata nuk ka qenë aty”, ka deklaruar ai.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë
Aktualitet

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

13:32 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

13:21 - 02/10/26
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi
Aktualitet

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

13:14 - 02/10/26
Para
Nga Bashkia tek Kuvendi/ Policia “blindon” me policë institucionet kryesore

Nga Bashkia tek Kuvendi/ Policia “blindon” me policë institucionet kryesore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë
Aktualitet

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

13:32 - 02/10/26

Në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit të Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një resort turistik në zonën e...

Lexo më shumë
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

13:21 - 02/10/26
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

13:14 - 02/10/26
Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

13:01 - 02/10/26
“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

12:56 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com