GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Edlira Bode gostit me 2.6 MLN Euro 3 oligarkë, jepen pa garë kontratat e materialeve të mjekimit për Ushtarakun

13:53 - 09/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Edlira Bode gostit me 2.6 MLN Euro 3 oligarkë, jepen pa garë kontratat e materialeve të mjekimit për Ushtarakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ata që janë shtruar në spitalin e Traumës e kanë provuar se sa e shtrenjtë është kostoja që paguan pacienti nga xhepi. Protezat dhe pajisjet e tjera që përdoren në këto raste kushtojnë dhe duhen blerë tek farmacitë private, sepse mjekët të thonë se nuk gjendet ky apo ai material në magazinën e spitalit. E megjithatë, Spitali Universitar i Traumës zhvillon tendera dhe harxhon jo pak nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.

Tenderi i gjigant i firmosur së fundmi nga drejtoresha e SUT, Edlira Bode quhet “Furnizim me materiale të mjekimit specifike për shërbimet mjekësore në SUT për një periudhë 24 mujore” i ndarë në lote. Fondi i shpenzuar është 258,021,540 Lekë pa TVSH ose 2,575,836.48 Euro pa TVSH sipas kursit të BSH më 8 gusht 2024. Janë 5 prokurime për secilin lot, që Bode i ka zhvilluar në favor të kompanive të 3 oligarkëve. Tenderat u bënë në të njëjtën ditë dhe të gjithë u zhvilluan me një pjesëmarrës, pa asnjë lloj konkurrence!

Tenderi është ndarë në 5 pjesë

LOTI 1 – “Blerje materiale mjekimi specifike për Shërbimin e Neurokirurgjisë në SUT” , me fond limit: 186,538,640  lekë pa TVSH, ose fondi limit ne Euro (sipas kursit të këmbimit i datës 08.08.2024 nga BSH): 1,862,220.62 Euro pa TVSH.

LOTI 2 – “Blerje materiale mjekimi specifike për Shërbimin e kirurgjisë Maxilofaciale ne SUT, me fond limit: 25,702,880 lekë pa TVSH, ose 256,592.59 Euro pa TVSH.

LOTI 3 -“Blerje Materiale Mjekimi Për Shërbimin e Kirurgjisë Retinale Ne SUT”, me fond limit: 5,349,320 lekë pa TVSH, ose 53,402.42 Euro pa TVSH

LOTI 4 – “Blerje Materiale Mjekimi specifike për shërbimin e Urologjisë në SUT”, me fond limit: 28,664,833.33 lekë pa TVSH, ose 286,161.86 Euro pa TVSH.

LOTI 5 – “Blerje materiale për mjekim plagësh (Vak terapi) për Shërbimet Mjekësore në SUT”, me fond limit: 11,765,866.67 lekë pa TVSH, ose 117,458.99 Euro pa TVSH.

Të parët ftohen në gosti Orjana dhe Ermali

Loti i parë i është dhënë kompanisë O.E.S DISTRIMED me pronarë çiftin Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj. Tenderi është fiktiv dhe është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës. Procedura është për marrëveshje kuadër. Shpallja e njoftimit të tenderit është bërë më 9 gusht dhe fituesi është bërë i ditur më 10 shtator 2024. Propozimi i firmës për të bërë furnizimin për dy vjet të Spitalit të Traumës me këto materiale është 185 984 640,00 lekë. Pra, oferta është gati sa 100% e fondit limit. Drejtoresha nuk ka pasur asnjë urgjencë që ka zhvilluar këtë tender me një operator, sepse ky është një prokurim periodik planifikuar që duhet zhvilluar normalisht.

Tenderi ka marrë nga Open Data Albania një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Ortakët përfitues të këtij fondi janë vazhdimisht të favorizuar nga zyrtarët e tenderave të shëndetësisë. Kujtojmë se gjatë pandemisë COVID 19, “OES Distrimed” u kreditua me 1.5 milionë Euro për monitorë për aparaturat që do të përdoren për pacientët. Pas këtij tenderi sekret, çifti nuk u ndal duke marrë këto vite rreth 12 miliardë lekë tendera për materiale mjekësore, gjithmonë e favorizuar në mungesë të konkurrencës.

Në të njëjtën ditë, në të njëjtën formë, brenda të njëjtit tender, kompania e Orjada Jahos dhe Ermal Rizajt kanë marrë edhe lotin 2 me fond limit 25 702 880,00 lekë. Kompania ka ofruar ta bëjë furnizimin me 25 549 700,00 lekë, duke përfituar kontratën 2-vjeçare të firmosur nga drejtoresha Edlira Bode më 19 shtator 2024.

Edhe ky prokurim ka fituar “Flamurin e kuq” për shkelje të rregullave anti-korrupsion dhe të ligjit mbi prokurimet.

Edhe Mareglen Koçia qeraset me dy kontrata

Përfituesi i tenderit Loti 3 “Blerje Materiale Mjekimi Për Shërbimin e Kirurgjisë Retinale Në SUT” është Marenglen Koçia, pronar i firmës Gen-Alb Farma SHPK. Në kushtet e një “urgjence” që nuk justifikohet, drejtoresha duket se nuk ka bërë tender, por thjesht ka ftuar vetëm këtë kompani dhe ka firmosur letrat që t’i japë fondit 53 milionë lekë. Koçia tani ka përfituar 90 kontrata me spitalet, ku shumicën i ka marrë në tendera me “Flamur të kuq”, i favorizuar nga drejtorët.

Edhe më këtë tender, Bode ka fituar “Flamurin e kuq” për shkeljet dhe mungesën e konkurrencës.

Të njëjtës kompani i është dhënë edhe loti 5 i tenderit me objekt “Blerje materiale për mjekim plagësh (Vak terapi) për Shërbimet Mjekësore në SUT”, me fond limit: 11,765,866.67 lekë.

Ky ishte flamuri i dytë kuq që mori Bode për t’im dhënë kontratën Mariglen Koçiajt më 19 shtator 2024.

Agostin Memaj i vetëm përballë zarfit me 284 milionë lekë

Tenderi Loti 4 “Blerje Materiale Mjekimi specifike për shërbimin e Urologjisë në SUT”  ka qëndruar i hapur rreth 1 muaj. Gjatë kësaj kohe ka dorëzuar ofertë vetëm firma “ARLI PHARMA” SHPK, me pronar Agostin Memajn, me propozim në vlerën 284 milionë lekë. Në ditën kur u mbajt “gara” komisioni duhej të vlerësonte vetëm këtë ofertë me vlerë sa 96% e fondit limit. Shtuar këtu edhe mungesën e konkurrencës, janë dy pika që duhet të merren parasysh në një procedurë prokurimi. Në këto kushte, ligji kërkon që procedura të anulohej.

Ndërsa, drejtoresha Bode e kishte ndarë mendjen që paratë do t’u shkonin biznesmenëve që kishte ftuar. Prandaj edhe këtë herë Bode vazhdoi me procedurat ia fali tenderin firmës “ARLI PHARMA” SHPK.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq” duke e bërë të dallueshme shkeljen e ligjit nga drejtoresha.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: Edlira Bodekryesore2tender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Me bekimin e SPAK, GJKKO i kthen 5 apartamentet e sekuestruara Armand Lilos, njeriut të Fatmir Xhafajt

Me bekimin e SPAK, GJKKO i kthen 5 apartamentet e sekuestruara Armand Lilos, njeriut të Fatmir Xhafajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com